Argjentinë-Brazil finalja e Copa America, Kolumbia bie pas penalltive!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Do jetë Argjentinë-Brazil finalja e madhe e Copa America që do të vihet në skenë në stadiumin mitik Marcana mëngjesin e të dielës me orën shqiptare. Një super-clasico në aktin e fundit për ta mbyllur në mënyrën më spektakolare të mundshme këtë edicion të Kupës së Amerikës. Përfaqësuesja albicelste mposhti në gjysmëfinalen e dytë me shumë vështirësi vetëm pas goditjes së penalltive Kolumbinë duke prerë kështu biletën për në finale. Koha e rregullt në Estadio Nacional de Brasilia u mbyll në barazim 1-1 ndërkohë që te penalltitë Messi me shokë u treguan më të saktë duke kualifikuar La Selecion. Edhe pse Kolumbia ishte e ngjeshur në mbrojtje Argjentina e nisi shumë mirë sfidën.

Fillimisht Lautaro Martinez iu afrua golit në një tentativë me kokë e cila shkoi ngjitur me shtyllën për të ardhur te minuta e 7-të kur sulmuesi i harruar në qëndër të zonës mori një asist perfekt nga Lionel Messi, të cilin numri 22 i Argjentinës nuk mund ta shpërdoronte kurrsesi me Lautaron që kaloi në avantazh përfaqësuesen e drejtuar nga Lionel Scaloni. Gjithsesi Kolumbia nuk u demoralizua aspak nga epërsia e shpejtë e argjentinasve dhe iu afrua golit të barazimit në disa raste brenda pjesës së parë, fillimisht me Cuadradon që vuri në provë Emiliano Martinez dhe më pas me Barrios që ishte i pafat. Edhe fillimi i pjesës u dominua nga skuadra e Reynaldo Ruedas që ia doli të gjente golin e barazimit në minutën e 61-të me Luis Diaz.

Nga ky moment Argjentina filloi të ngrinte kokë duke e hedhur më shumë vështrimin nga porta e Ospinas, por Lautaro Martinez në minutën e 75-të humbi një gol thuajse të sigurt teksa me portën e boshatisur e përplasi topin në trupin e Barrios. 6 minuta më vonë fati nuk ishte me kombëtaren albicelste pasi goditja e Messit u ndal nga shtylla. Për të përcaktuar rivalin e Brazilit në finalen e madhe u nevojit goditja e penalltive. Tek Argjentina realizuan me radhë Messi, Paredes e Lautaro me De Paul që ishte i vetmi që gaboi ndërkohë që te Kolumbia gabuan tre futbollistë nga 5 pikërisht dy qëndërmbrojtësit Davison Sanchez, Yerri Mina dhe në fund Edwin Cardona. Një fitore me shumë vështirësi për Argjentinën që tashmë duhet të masë forcat me Brazilin.

Lexo edhe :  Hamilton dorëzohet totalisht: "Jam i ngadaltë, nuk kam asnjë shpjegim për situatën"

 

 

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV