Akuzohej për vrasje 28 vite më parë, shqiptari arrestohet në Belgjikë dhe ekstradohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Belgjika, 48-vjeçari i dënuar për vrasje.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bruksel u bë e mundur kapja në Belgjikë dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Pëllumb Muskaj, 48 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

 

Më datë 15.01.1993, në një lokal në Orikum, Vlorë, shtetasi shqiptar Pëllumb Muskaj ka debatuar me shtetasin G. H., pasi ky i fundit akuzohej se i kishte vjedhur një shumë parash shokut të tij, shtetasit S.M. Shtetasi G. H. ka refuzuar t’ia japë lekët dhe Pëllumb Muskaj e ka qëlluar me kallashnikov, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më datë 19.01.1993, Pëllumb Muskaj është arrestuar dhe në vitin 1997 është arratisur nga burgu i Lushnjës.

 

Të fundit

Termometri 43 gradë/ Meteorologu: Vala Afrikane godet Shqipërinë

Vendi ynë, po përballet me ditët më të nxehta të këtij viti, si pasojë e një vale të të...

BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit/ Rama: Shqipëria nuk ndalet

Bashkimi Europian i ka dhënë “dritën jeshile” Shqipërisë për të hapur grupkapitullin e fundit negociues. Bëhet fjalë për grupkapitullin e 5-të që përfshin bujqësinë dhe kohezionin. Qeveria...

1914 – Austro-Hungaria ultimatum Serbisë, ndezet fitili i Luftës së Parë Botërore

Pas atentatit të 28 qershorit 1914 në Sarajevë, ku u vra arkiduka Franz Ferdinand – trashëgimtari i fronit austro-hungarez – dhe bashkëshortja e tij,...

Berisha bën ‘avokatin’ e Metës dhe Veliajt/ Po trajtohen në mënyrë çnjerëzore në qeli

Sali Berisha foli sot edhe për gjendjen në paraburgim të aleatit të tij, Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, i paraburgosur prej 21 tetorit...

Gjoba e FSHF për incidentet ndaj Serbisë, reagojnë Tifozat Kuq e Zi

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot se ka marrë një gjobë prej 161 mijë frangash dhe po ashtu mbylljen e 20% të kapacitetit të...

Lajme të tjera

Web TV