New York, reshjet intesive të shiut shkaktojnë përmbytje të mëdha

New York është përfshirë nga reshje të shumta të shiut, duke shkaktuar përmbytjet më të mëdha në 80 vitet e fundit. Reshjet kanë shkaktuar përmbytjen e shtëpive dhe rrugëve, duke bllokuar trafikun për orë të tëra.

 

Kalimi i Stuhisë Tropikale Elsa nga bregu lindor i SHBA-së ka shkaktuar reshje të shumta duke dëmtuar edhe transportin.

Metroja në New York u prek më rëndë. Sipas një video që u bë virale kudo, shkallët në stacionin Bronx  ngjanin me ujvrarën e  Niagaras.