Autorë të 500 mijë euro vjedhjesh/ Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia spanjolle goditi një bandë hajdutësh të përbërë nga shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova duke çuar 21 persona pas hekurave me akuzën e vjedhjes dhe grabitjes së 57 shtëpive dhe kompanive.

Por jo vetëm në Madrid, akuzat ndaj bandës janë për episode grabitje edhe në provincat e Cádiz, Córdoba, Malaga, Seville dhe Valencia duke vjedhur më shumë se 500,000 euro. Hajdutët ishin të “fiksuar” pas kasafortave, teksa futeshin me forcë brenda banesave, thyenin kodet e sigurisë duke grabitur nga njëri qytet në tjetrin. Hetimet për bandën kanë nisur në 2019.

Pavarësisht se kishin vjedhur disa shtëpi mes tyre një në Malaga ku morën bizhuteri me vlerë 10 mijë euro, objektivi i tyre ishin kasafortat. Dy grabitjet me shumën më të madhe ishin njëra në Malaga 52 mijë euro dhe tjetra në Seville 242,000 euro.

Sipas policisë, organizata formoi një kornizë të strukturuar në mënyrë të përsosur për kryerjen e grabitjeve me forcë, ndërsa thekson se “disa nga anëtarët e saj qëndronin në Spanjë prej 20 vitesh, një rrethanë që e bëri hetimin të vështirë duke pasur parasysh njohuritë që këta individë posedonin”.

Përveç kësaj, policia spanjolle thotë se “ata (hajdutët) kishin mbështetjen e njerëzve me kombësi spanjolle, të cilët i përdorën për të vendosur automjetet dhe shtëpitë në emrin e tyre, të gjitha me qëllim për të mos u identifikuar”.

Të fundit

Bie pretendimi i PD, fletët e votimit në Peqin dalin pa vula

Një nga akuzat e përsëritura më shpesh nga Partia Demokratike ka qenë, vënia në zbatim nga shumica, e fenomenit...

Operacioni “Enigma” në Durrës, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Drejtorinë...

Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për klubin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia, pas triumfit të tyre në kampionatin shqiptar....

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, reagojnë autoritetet shëndetësore: Analizat ….

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit, duke qartësuar...

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse...

Lajme të tjera

Web TV