Adolf Hitler, si i shpëtoi atentatit të kolonelit Stauffenberg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

20 korrik 1944

Atentate të dështuara ndaj Hitlerit ka patur edhe përpara, por asnjëri prej tyre nuk ka tërhequr kaq shumë vëmendjen, sa sulmi i dështuar me bombë i 20 korrikut 1944 në të ashtuquajturin shtab i përgjithshëm i udhëheqësit, afër Rastenburgut në Prusinë lindore.

I ardhur nga një familje fisnike gjermane, Claus von Stauffenberg, mendoi se është detyra e tij për të mbrojtur kombin nga kërcënimet që vinin nga brenda dhe jashtë. Adolf Hitler u bë një kërcënim i tillë. Në fillim ai besonte se Hitleri ishte lideri i duhur që do të mbronte kombin e tij, por pas ngritjes së rradhëve gjermane, ai u zhgënjye nga vizioni i Hitlerit dhe u bashkua me një grusht shteti kundër regjimit. Oficeri i lartë gjerman, konti Claus Schenk Graf von Stauffenberg, i cili quhet tani hero i qëndresës, u ekzekutua vetëm pak orë pasi atentati kundër Hitlerit dështoi.

Atentati
Mëngjesin e 20 korrikut, 1944, Stauffenbergu fluturoi nga Berlini në Prusinë lindore ku ishte një prej rezidencave të Hitlerit. Ai aktivizoi bombën dhe e futi në një çantë zyrtare të cilën e vendosi poshtë një tavoline pranë vendit ku po qëndronte në këmbë Hitleri. Në orën 12:40 bomba shpërtheu dhe la pesë të vrarë, por Hitleri nuk pësoi asgjë. Stauffenbergu ndodhej rreth 100 metra larg. Ai u largua menjëherë pas atentatit dhe u kthye me avion në Berlin.
Pjesa e dytë e planit ishte që të arrestoheshin zyrtarët më të lartë të regjimit nazist. Ai dështoi kur u morr vesh lajmi se Hitleri kishte shpëtuar. Stauffenbergu dhe oficerët e tjerë, që kishin marrë pjesë në komplot, u vranë ose vranë vehten. Disa prej tyre u torturuan deri në vdekje.

Radioja njoftoi: “Ndaj Udhëheqësit është kryer sot një atentat me eksploziv. Përveç plagëve të lehta nga djegia si dhe hematomave ai nuk ka pësuar asgjë tjetër. Ai ka filluar punën menjëherë dhe sipas planit, priti Duçen në një bisedë të gjatë përbashkët”. Kur bëhet i ditur ky lajm nga valët e radios së Rahjut , dëgjuesit nuk mund kurrsesi ta besonin se ishte e vërtetë. Kushdo që dyshonte mbi vdekjen e tij, mundi të sigurohej një ditë më pas duke e dëgjuar që Hitleri i kish mbijetuar atentatit me bombën e fshehur në një çantë dosjesh. Në propagandën zyrtare atentati i 20 korrikut 1944 nënvleftësohet si një akt i dëshpërimit. Por në të vërtetë Hitleri dhe pasuesit fanatikë të tij shqetësoheshin për moralin e trupës në luftë dhe për cilësinë e korpusit të oficerëve. Në javët dhe muajt që pasuan u arrestuan rreth 1000 burra dhe gra, të cilët regjimi nazist i akuzoi për pjesëmarrje në hartimin e planeve për përmbysje. Reth 200 nga të arrestuarit dënohen me vdekje nga i ashtuquajturi gjygj popullor me kryegyjqtarin Roland Freisler nën akuzën tradhti e lartë ndaj shtetit.

Historia e re
BBC shkruan se: tani kanë dalë dritë fakte të reja rreth njeriut, i cili u përpoq të eliminonte fizikisht diktatorin dhe t’i jepte fund rolit të Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Por ka nga ata që kanë shprehur shqetësim se duke idealizuar një grup të vogël të oficerëve gjermanë, që kundërshtuan Hitlerin, mund të shkohet deri në rishkruarjen e historisë për të kënaqur gjeneratat e reja të gjermanëve. Në Potsdam u mblodhën qindra ekspertë të historisë për të rivlerësuar vendin e Stauffenbergut në historinë gjermane. Me kalimin e kohës edhe konsensusi ka ndryshuar. Historiani i njohur nga Berlini, Ekkehard Klaus, thotë se admirimi i hapur i gjermanëve për anëtarët e rezistencës ndaj Hitlerit është një dukuri mjaft e re. Po, a përbën disfata e Gjermanisë naziste, çlirim për gjermanët, sikurse e sheh pjesa tjetër e Evropës. “Pas Luftës së Dytë Botërore, shumica e gjermanëve nuk kanë folur për çlirim, por për mundjen e Gjermanisë, Rajhut të Tretë, si dhe humbjen e pjesës lindore të atdheut,” thotë zoti Klaus. “Sidomos, gjatë viteve 50, shumica e gjermanëve ende besonin se mungesa e qëndresës gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndodhi sepse ata do të konsideroheshin tradhëtarë,” thotë ai duke shtuar se interesi shumë i madh publik tani ndaj komplotit të Stauffenbergut dhe miqve të tij, tregon se gjermanët kanë tendencë gjithnjë e më të madhe të shqyrtojnë aspekteve pozitive të historisë së tyre.
Ndërsa Deutche Welle shkruan: 20 Korriku i vitit 1944 ka qenë për gjermanët gjithmonë një datë e vështirë. Gjashtë dekada me radhë vendimi mbi atentatin e dështuar i është nënshtruar frymës socialpolitike të epokës. Pjesëtarët në këtë atentat janë quajtuar edhe tradhëtarë por janë festuar edhe si heronj. Mbi këta atentatorë është thurur lavdi dhe janë ngritur në piedestalin e figurave morale të popullit gjerman, por edhe janë akuzuar se atentati mjaft i përfolur ka pasur synimin e themelimit të një shteti thellësisht konservativ dhe me klasa pa synuar çlirimin nga diktatura. U tha ky atentat është organizuar me shumë vonesë dhe se realizimi i tij ka qenë shumë diletantesk. Graf fon Shtaufenberg shkroi në një letër: “Ndoshta do të vijë një kohë kur do të këtë një vlerësim tjetër për qëndrimin tonë, kur në nuk do të shihemi si njollë por si patriotë.”

Lexo edhe :  22 shkurt 1946/ George F.Kennan paralajmëron nga Moska fillimin e Luftës së Ftohtë

Hero i luftës!?
Një numër rekord njerëzish kanë vizituar Qendrën përkujtimore të Qëndresës gjermane, ku shfaqen filma edukativë dhe ekspozita – fotografi të mitingjeve naziste dhe skuadroneve naziste të vdekjes, apo të dhomës ku punonte Stauffenbergu, që atë kohë njihej si dhoma e shtabit të luftës. Drejtori i qendrës, Johannes Tuchel, ngre lart figurën e Stauffenbergut, i cili vendosi që ta ekzekutojë vetë atentatin, ndonëse në luftë kishte humbur njërin sy dhe dorën. “Stauffenbergu ishte një oficer i shkëlqyer, por gjithashtu një njeri me ndërgjegje,” thotë zoti Tuchel, i cili shpjegon se si ai shfrytëzoi rastin për t’i bërë atentat Hitlerit, ndërsa Ushtria e Kuqe e Stalinit dhe aleatët perëndimorë po i ofroheshin Gjermanisë. Edhe shumë gjermanë e shohin nga këndvështrim pozitiv figurën e Stauffenbergut. “Ai ka qenë hero i Gjermanisë. Stauffenberg e kuptoi se mund të jetë idhull të rinisë dhe se në një rast të ngjashëm historik të rinjtë do të dinin se çfarë duhej bërë,” thotë një gjermane. “Kjo që ka ndodhur në të kaluarën nuk guxon të përsëritet kurrë – ky është mesazhi i kësaj ngjarje,” thotë një tjetër. Por Stauffenbergu ende konsiderohet si figurë e debatueshme. Sipas historianit polak, Krystof Ruchniewicz, ai nuk ka qenë nje demokrat modern. “Stauffenbergu fliste për ruajtjen e kufinjve siç ishin gjatë Luftës së Dytë Botërore ose që nga vitit 1937, që do të thotë se një pjesë e madhe e Polonisë duhet të mbetej nën Gjermaninë,” thotë historiani polak.
Disa mund jenë skeptikë, por duket se më në fund gjermanët kanë gjetur një hero të tyre të luftës.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ VOA: Interesim i ulët i shqiptarëve të Greqisë për t’u regjistruar

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri të martën e 24 shkurtit, mbi 80 mijë shqiptarë që...

VOA analizë: Interesim ende i ulët i shqiptarëve të Greqisë për t’u regjistruar

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri të martën e 24 shkurtit, mbi 80 mijë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi...

Rruga e Arbrit, pa pagesë/ Rama: Sa të jem unë kryeministër nuk do të paguani

Të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të kalojnë në rrugën e Arbrit pas hapjes së tunelit të Murrizit nuk do të paguajnë asnjë...

Shkurti mbyllet me reshje! Meteorologia: Në mars rikthehen temperaturat – 0°C

Dita e sotme ka nisur e vrenjtur dhe me prezencë shiu, kryesisht në jug dhe në qendër, ndërsa në veri reshjet e shiut janë...

Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit jo rezident të Kenias në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit jo rezident të Kenias në Shqipëri, Fredrick Lusambili Matëang’a. Begaj i uroi mirëseardhjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV