Ambasadorja Yuri Kim: Të pamëshirshëm për të goditur trafikun e armëve dhe drogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim deklaroi se mbrojtje e kufijve nga kontrabanda është e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe sovranitetin kombëtar. Ambasadorja e SHBA ndodhej në Kakavijë, pasi SHBA ka dhuruar disa pajisje për doganën e Kakavijës, me ç’rast u zhvilluar dhe një ceremoni zyrtare. Ajo tha më tej se policia kufitare duhet të bashkëpunojë me agjencitë e tjera ligjzbatuese nëse duan të luftojmë elementët kriminale. “E kënaqur e krenarë të shoh tri flamuj pas meje. Angazhim i qeverisë amerikanë për të siguruar kufij të sigurt që nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë. Ky angazhim për përdorimin e ligjshmërisë është dhe do të jetë gjithmonë. Ky angazhim është i palëkundur. Ne nuk jemi të vetëm për rritjen e kapaciteteve të Shqipërisë në këtë fushë, por bashkëpunojmë edhe me Greqinë”, tha Kim.

Sipas saj, mbrojtja e kufinjve nga kontrabanda është e rëndësishme. “Mbrojtje e kufijve nga kontrabanda është e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe sovranitetin kombëtar. Konfiskimit e fundit në kufi janë një tregues pozitiv. Policia kufitare duhet të bashkëpunojë me agjencitë e tjera ligjzbatuese nëse duan të luftojmë elementët kriminale. Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe të pamëshirshëm, i nxisim agjencitë ligjzbatuese të punojnë krah për krah kundër krimit. SHBA do të mbështesë përpjekjet tuaja”, deklaroi ajo. Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi tha se në Kakavijë ka pasur investime për rritje të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, me përkrahjen e partnerëve tanë si qeveria e SHBA dhe BE. “Shqipëria është një vend shumë herë më i sigurt se vite më parë, cilësia e shërbimeve në pikat e kalimit kufitar është në nivel shërbimi shumë më të lartë dhe ndaj Shqipëria renditet në vendet me ruajtjen me të lartë të kufijve dhe cilësi shërbimi të lartë. Me SHBA kemi një bashkëpunim të paktën 30-vjeçar dhe një nga fushat kryesore ka qenë edhe siguria. Bashkëpunim që ka bërë të mundur që Shqipëria të eksportojë siguri edhe në botë, por edhe të jetë një vend me siguri të lartë. Kjo kërkon ruajtje të këtij standardi. Falënderoj SHBA për pajisjet e dhuruara Shqipërisë për rritjen e sigurisë nëpërmjet teknologjisë. Pajisje si kamera termike, skaneri etj., janë rritje e standardit të ruajtjes së kufijve. Ky arsenal pajisjesh dhe personeli që i përdor, duke kujtuar edhe prezencën e FRONTEX, ka rritur standardin e sigurisë”, deklaroi Çuçi. Ndërsa për ambasadoren e Greqisë Sophia Philippidou, Kakavija është një pikë e rëndësishme për bashkëpunim tonë me Shqipërinë ndaj krimit të organizuar dhe kontrabandës. “Bashkëpunimi ynë me Shqipërinë do të forcohet edhe më tej kur të ngrihet një qendër bashkëpunimi dhe shkëmbim informacioni në kohë reale”, u shpreh ajo.

Lexo edhe :  Bloomberg: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare!

 

 

Të fundit

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të...

Gazetarët e frontit që bien theror në vijën e zjarrit

Nga Leonard Veizi Në vendet e paqta gazetarët anatemohen. Në vendet e zjarrta ata vriten. Në këtë botën tonë ku ndryshku mbulohet me bojë, – që...

Berisha kthehet në seli/ Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

E shtuna nuk ishte ditë pushimi për Sali Berishën, ku nga selia e PD doli të komentonte aktualitetin politik të ditëve të fundit. Rezoluta e...

Gjendet një person i pajetë në Tiranë

Një person është gjetur i pajetë në Tiranë. Policia bën me dije se qytetari është konstatuar pa shenja jete në zonën e Alliasit. “Rreth orës...

Tërmet i fortë në Selanik, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë këtë të shtunë, më 7 qershor 2025. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti u regjistrua...

Lajme të tjera

Web TV