Babai i Dua Lipës poston fotot nga Vlora me Edi Ramën: Mendoj se kam bërë një mik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, dhe familja e saj janë ende në Shqipëri. Babai i artistes, Dukagjini, ka publikuar ditën e sotme disa fotografi ku zbulon se janë realizuar në qytetin e Vlorës.

Në fotot në fjalë, ai shfaqet së bashku me kryeministrin, Edi Rama, dhe familjarët e tij. “Mendoj se kam bërë një mik”, shkruan Dukagjini bashkëngjitur me pozat që fansat e tij i kanë pëlqyer shumë.

Madje Lipa ka zbuluar se këto foto i ka realizuar pikërisht këngëtarja me famë botërore.

Kujtojmë se Dua së bashku me familjen dhe të dashurin, Anwar Hadid, erdhën para disa ditësh në Shqipëri, ku u pritën nga kreu i qeverisë si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Këngëtarja e famshme vizitoi kryeqytetin për të parë nga afër punimet që po zhvillohen për mobilimin e kopshtit me fondet që janë mbledhur nga shitja e bluzave “Lutu për Shqipërinë”, një iniciativë nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me miqtë e saj.

Por jo vetëm kaq, pasi përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, ata kanë zbuluar se kanë shëtitur edhe qytete të tjera si Kruja dhe Durrës.

Të fundit

Flogert Muça: Lapaj po kërkon mëshirë nga Rama

Adriatik Lapaj ka ditur gjithmonë të shfaqet si njeriu i betejave morale, si tribuni i ri që do t’i...

Ancelotti përplaset me Barcelonën për listën e Brazilit

Brazili ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për dy sfidat e radhës eliminatore për Kupën e Botës 2026, por "Selecao" e ka siguruar...

BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Nuk justifikohet

Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa të lëshuara nga Izraeli në...

Pse Donald Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej se çfarë modeli qeverisjeje...

Osmani përshëndet kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore Osmani...

Lajme të tjera

Web TV