Kërcënoi dhe kundërshtoi policinë në gjendje të dehur, arrestohet 36-vjeçari me të vëllain në Kurbin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 36-vjeçar së bashku me vëllain e tij janë arrestuar pasi duke kryer manova të rrezikshme në rrugën Milot-Mamurras kanë kundërshtuar dhe kërcënuar policët.

Drejtuesi Fation Lika u largua me shpejtësi dhe nuk i qëndroi policëve teksa më pas gjatë ndjekjes i kërcënoi me policë imitues.

Ai rezultoi i dehur dhe me precedent priminal. Si përfundim Fation dhe Klodian Likës iu sekuestruan pistoletë imituese dhe dy automjete.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Kurbin

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe i kanosi ata më pistoletë imituese, pas disa minutash ndjekjeje kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Gjithashtu, vihet në pranga dhe vëllai i tij, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në rrugën dytësore Milot-Mamurras, kanë konstatuar një drejtues mjeti që po kryente manovra të rrezikshme dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Pasi shërbimet i kanë bërë shenjë ndalimi, drejtuesi është larguar me shpejtësi duke rrezikuar punonjësit e Policisë.

Pasi janë venë në ndjekje të tij, shërbimet e kanë konstatuar sërish në fshatin Malbardhë, Kurbin, drejtuesin e mjetit, i cili ka kundërshtuar shoqërimin, duke i drejtuar punonjësve të Policisë një armë në dukje zjarri pistoletë dhe me ndihmën e një shtetasi tjetër ka mundur të largohet.

Në ndihmë të Policisë Rrugore kanë shkuar forca e posaçme “Shqiponja”, Forca Operacionale e DVP Lezhë dhe shërbimet e Policisë Kurbin, të cilat falë veprimeve të shpejta kanë arritur të bëjnë identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-F. L., 31 vjeç, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, vjedhjes, kundërshtim me dhunë të punonjësit të Policisë dhe K. L.(vëllezër), banues në Kurbin.

Lexo edhe :  Videoja e liderëve ‘bebe’me ‘AI’në Samitin e Tiranës bën ‘namin’në mediat ndërkombëtare

Gjatë kontrollit me alkoolmatësin (drager) ka rezultuar se shtetasi F. L. drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë u sekuestrua një pistoletë imituese, me të cilën ky shtetas dyshohet të ketë kanosur punonjësit e Policisë, si dhe 2 automjete.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper,...

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës...

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh botërorë, Papa Leoni XIV ka...

Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

Vladimir Putin po angazhohet për të dëmtuar negociatat e paqes dhe do të pranojë vetëm "kapitulimin e plotë të Ukrainës", sipas një grupi kryesor...

Diaspora, përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe

Numërimi i votave të diasporës për subjektet ka përfunduar në 11 qarqe, ndërsa vijon vetëm në Korçë. Sipas KQZ, numërimi dhe vlerësimi i fletëve të...

Lajme të tjera

Web TV