“Do të vras”, babai kërcënon me armë djalin në Durrës por i vihen prangat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 55-vjeçar dhe një 17-vjeçar babë e bir, janë ndaluar në Manëz të Durrësit për shkak se akuzohen se kanë kërcënuar me armë zjarri D.C 24-vjeç, djalin tjetër të 55-vjeçarit.

Sipas policisë në pranga ka rënë F. C., 55 vjeç dhe proceduan penalisht djalin e tij, shtetasin E. C., 17 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Në vijim të kontrolleve nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 370 fishekë, 3 krehra, armë e ftohtë (thikë) dhe pjesë të armës së zjarrit (të cilat i kishin hedhur në lumin Erzen). Gjatë momentit të konstatimit të tyre dhe shoqërimit nga shërbimet e Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë edhe shërbimet e Policisë.

“Shërbimet e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, ndaluan për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, shtetasin F. C., 55 vjeç dhe proceduan penalisht djalin e tij, shtetasin E. C., 17 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Këta shtetas, më datë 22.07.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit D. C., 24 vjeç (djali i shtetasit F. C.) dhe dyshohet se e kanë kanosur atë me armë zjarri.

Në vijim të kontrolleve nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 370 fishekë, 3 krehra, armë e ftohtë (thikë) dhe pjesë të armës së zjarrit (të cilat i kishin hedhur në lumin Erzen). Gjatë momentit të konstatimit të tyre dhe shoqërimit nga shërbimet e Policisë, këta shtetas i kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë.” njofton policia.

Lexo edhe :  Berisha shfrenon fantazinë: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë

Ndërkohë specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 26 vjeç, banues në Napoli, Itali, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, në çantën e shpinës iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin A. Ç., 25 vjeç, banues Shijak, pasi më datë 12.07.2021, gjatë shoqërimit për sqarimin e rrethanave të një konflikti, ka kundërshtuar me dhunë forcat e Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Plepa-Durrës, ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit, shtetasin B. D., 55 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Çereku i mjeteve nuk e kalojnë kolaudimin: Ja disa nga arsyet kryesore

Gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë testuar 167.046 mjete në qendrat e kontrollit teknik në të gjithë vendin. Sipas të...

Mashtronin njerëzit për t’u marrë para, WhatsApp fshin miliona llogari

WhatsApp ka fshirë mbi 6,8 milionë llogari mashtruese në gjysmën e parë të vitit, ka deklaruar kompania mëmë, Meta. Shumë prej tyre lidheshin me qendrat e mashtrimit...

Presidenti i Republikës Sërpska humbet mandatin. Krahina boshnjake drejt zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Bosnjë-Hercegovinës vendosi të mërkurën unanimisht që t’i revokojë mandatin presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik. Vendimi vjen pasi Gjykata...

Jashari përfundon pjesën e parë të vizitave mjekësore, pas firmës do të dalë në stërvitje

Ardon Jashari ka përfunduar pjesën e parë të vizitave mjekësore, e cila është një parakusht për nënshkrimin e kontratës së tij me Milanin. Mesfushori me origjinë shqiptare...

Media franceze, jehonë Shqipërisë: Njihuni me El Doradon e re të turizmit evropian

Rubrika “Ne, evropianët” na çoi këtë të martë, më 5 gusht, në Shqipëri apo El Doradon e re për pushuesit, sipas stacionit të njohur...

Lajme të tjera

Web TV