Mendohej se kishte vdekur në aksident ajror, burri kthehet tek familjarët pas 45-vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident tragjik ajror në vitin 1976 shkaktoi zhdukjen e 95 personave që po udhëtonin me një avion të Indian Airlines. Autoritetet në atë kohë thanë se nuk kishte shpresa për të mbijetuar dhe se të gjithë pasagjerët e atij fluturimi konsideroheshin të vdekur.

Por, 45 vite pas kësaj tragjedie, është mësuar se një prej pasagjerëve të atij avioni është ende gjallë. Bëhet fjalë për 70-vjeçarin Sajid Thungal, i cili ka qëndruar i fshehur që nga dita e aksidentit.

Burri, i cili punonte si organizator eventesh me këngëtarë dhe balerina në Abu Dabi, vendosi që të fshihej pasi ndihej i turpëruar nga puna që bënte. Ai shkoi në Bombei, me shpresën se do të gjente një punë më dinjitoze, dhe pastaj të kthehej në shtëpi.

“Doja të vija mënjanë pasuri dhe pastaj t’i thoja të afërmve që jam shëndoshë e mirë. Por, nuk ia arrita dot dhe kështu kaluan 45 vite”, thotë i moshuari, i cili vitet e fundit i ka kaluar në një qendër për të pastrehët. Përgjegjësi i qendrës u vu në kërkim të familjarëve të indianit dhe i gjeti ata, për habinë e të gjithëve.

Të fundit

Lewandowski: Doja të shkoja te Manchester United, por klubi…

Në vitin 2010, Robert Lewandowski ishte shumë pranë kalimit te Blackburn Rovers. Transferimi i tij dështoi për shkak të...

Dogji tokën e fqinjit, kush është 80-vjeçari që vdiq mes flakëve

Ditën e sotme fatkeqësisht u shënua viktima e parë nga zjarri në vendin tonë. Vitkima e parë është 80-vjeçari nga fshati Kullolas në Gramsh,...

Gramsh, zjarri përhapet në pyllin e Koshnicës! 8 fshatra të dëmtuar

Katër fshatra të djegur dhe 4 të tjerë të dëmtuar, ndërsa 9 numri i të evokuarve nga banorët që rrezikonin jetën. Flakët janë përhapur edhe...

Levan-Tepelenë/ Mikrobusi me turistë përplaset me një automjet

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Benz”,...

Shtetet e Bashkuara të Shqiperisë dhe Manifesti i Arrestimeve

Thoma Gëllçi Në Vlorën historike, ku dikur flamuri i pavarësisë u ngrit krenar nga Ismail Qemali, këtë herë u valëvit një tjetër shpresë, po aq...

Lajme të tjera

Web TV