Përhapja e variantit Delta, Greqia rrezikon mbylljen e ishujve turistikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet greke po mendojnë vendosjen e kufizimeve të reja madje dhe mbylljen e disa ishujve turistikë në vend. Shkak për këtë është rritja e rasteve të reja dhe përhapja e variantit Delta. Sipas tyre pronarët e lokaleve dhe hoteleve nuk po respektojnë masat anti-Covid, shkruan The Guardian.

Greqia ka vënë në gatishmëri agjentë të tjerë policie në ishujt turistikë të vendit, në përpjekje për të kontrolluar respektimin e masave anti-Covid, sidomos në ambientet e frekuentuara nga më të rinjtë, për të ndaluar përhapjen shqetësuese të variantit Delta.

Rreth 168 njësi janë dërguar në Mykonos, në krahasim me 56 që ishin një vit më parë. Ndërkohë 30 agjentë policie janë vendosur në Ios për të kontrolluar diskotekat dhe klubet e natës.

Sipas zv/ministrit të mbrojtjes civile, Nikos Hardalias, dy ishujt janë një hap larg kufizimeve të reja, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me covid, të regjistruara ditët e fundit. Por dhe për shkak të pranisë së një numri të madh turistësh në ishuj, raporton abcnews.al

Shqetësimi më i madh i autoriteteve, të cilat po vlerësojnë aktivizimin e kufizimeve të reja, ka të bëjë me faktin se pronarët e lokaleve nuk respektojnë masat e sigurisë. Situata është shqetësuese dhe në ishujt e Zantes, Tino, Lefkadha, Santorini, Paros dhe Rod.

Turizmi përbën pothuajse 25% të PBB -së greke. Në qershor Banka e Greqisë parashikoi se do të duheshin dy deri në tre vite që udhëtimet dhe shpenzimet të ktheheshin në nivelet para pandemisë, duke thënë se të ardhurat për këtë vit nuk kishin gjasa të tejkalonin 40% në krahasim me vitin 2019 kur të ardhurat e industrisë arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 18 miliardë eurosh.

Të fundit

Berisha mbetet “non grata” në SHBA: Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën

“Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 nëntori u dha përgjigje këtyre. Kjo është administratë që ka...

Ligji i gjuhëve të huaja në RMV, Dimitrevski: Nuk preket marrëveshja e Ohrit

Zoran Dimitrevski, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka vizituar Korçën, ku ka shprehur mirënjohjen për 80-vjetorin e...

Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në

Presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë për mediat tha se Rusia është gati për një "duel" raketor me SHBA-në që do të tregonte se si...

SHBA në sintoni të plotë me shumicën dërrmuese të zgjedhësve shqiptarë

Nga Eduard Zaloshnja Zv-ndësndihmëssekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, deklaroi sot në Tiranë se, për t’u siguruar që SPAK-u ta vazhdojë pa ndërprerje luftën...

Shehaj bllokon foltoren edhe pas përjashtimit! Spiropali: Nuk është seanca juaj e TikTok

Deputeti Agron Shehaj vazhdon të mbajë bllokuar Kuvendin, edhe pas përjashtimit nga seanca plenare. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndëpreu seancën në mënyrë që Shehaj të lironte foltoren,...

Lajme të tjera

Web TV