FBI, Kina rreziku më i madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FBI-ja shpalli të enjten Kinën si kërcënimin më të madh për forcat e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara. Drejtori i agjencisë Christopher Wray tha se Pekini po kërkon të vjedhë teknologji amerikane “duke përdorur çdo mjet të nevojshëm”. Ai shtoi se 56 zyrat rajonale të agjencisë kanë hapur rreth 1 mijë hetime lidhur me përpjekjet nga ana e Kinës për të vjedhur teknologji.

Shefi i kundërzbulimit në FBI John Brown tha agjencia ka arrestuar 24 persona në 2019-n lidhur me raste ku përfshihej Kina dhe gjatë këtij viti janë arrestuar 19 persona të tjerë.

Gjatë një konference në Uashington DC në qendrën për Studimeve Strategjike e Ndërkombëtare (CSIS) zoti Brown tha se FBI-ja besonte “se asnjë vend nuk paraqet një kërcënim më të madh sesa Kina komuniste”. Zoti Wray tha se kërcënimi duhej të përballej me veprimeve nga gjithë qeveria amerikane.

“FBI-ja po kryen 1 mijë hetime që kanë të bëjnë me përpjekjet e mbetura në tentativë të Kinës për të vjedhur teknologji amerikane në pothuajse çdo sektor të industrisë”, tha ai. Zoti Wray shtoi se Kina po shfrytëzon në mënyrë agresive hapjen akademike të SHBA-së për të vjedhur teknologji, duke përdorur “bashkëpunëtore në kampuse” dhe duke krijuar “institute në kampuset amerikane”.

Drejtor i Kundërzbulimit Kombëtar dhe Qendrës së Sigurisë William Evanina tha në konferencë se Kina kishte si përparësi të veçantë vjedhjen e teknologjisë së avionëve amerikanë dhe makinave elektrike./VOA

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV