Filipi i Maqedonisë mund grekët dhe mbizotëron në More dhe Egje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 2 gusht 338 pes – një ushtri e Maqedonisë e kryesuar nga Filip II mundi forcat e bashkuara të Athinës dhe Tebës, në Chaeronea, Boeoti, duke siguruar mbizotërimin maqedon në More dhe Egje.

Filip II lindur më 382 pes, ishte mbret i Maqedonisë nga viti 359 pes deri kur u vra më 336 pes. Filip ishte kalorës i mirë – emri i tij do të thotë “filo” admirues dhe “hipos” – hipur, mbi kalë). Ai ishte babai i Aleksandrit të Madh, megjithëse e shoqja e tij, Olimpia, e cila besonte në kulte e bestytni, thoshte se ishte mbarsur në ëndërr nga një gjarpër (perëndi krijuese sipas mitit Ilir). Filipi ishte trim e finok – atij i atribuohet edhe fraza e njohur “divide et impera” – “përça dhe sundo”. Kur ishte fëmijë, Filipi u mor peng në Tebë, qytet-shtet, në atë kohë fuqi ushtarake mbizotëruese në rajon. Në Tebë, Filipi mori edukim ushtarak dhe diplomatik, aftësi që i përdori më pas për të ri-fituar fronin maqedon. Gjatë periudhës si mbret, për hir të aleancave apo politikës dinake, Filipi pati 7 gra ose u martua 7 herë. Sipas historianit Athenaeus, gruaja e parë e Filipit ishte Audata, bija e mbretit ilir Bardhyll i Dardanisë. Historianë thonë se gratë ilire shquheshin si luftëtare dhe udhëheqëse në luftë, aftësi që Audata ia kaloi vajzës së saj, Cynane (Synanë), duke e stërvitur si kalorëse për luftë e gjueti. Edhe Cynane bëri të njëjtën gjë me vajzën e saj Euridice. Mes grave të tjera të mbretit Filip ishte edhe Olimpia, nëna e Aleksandrit të Madh. Olimpia ishte vajza e Neoptolemit (Ptolem, Pirro), mbret i Mollosëve të Epirit. Familja e saj i përkiste fisit Aeacidaes të Epirit, që thoshte se e kishte prejardhjen nga Neoptolemi, biri i Akilit legjendar. Sipas Plutarkut, emri i saj ishte fillimisht Polyksena; pastaj e ndryshoi në Myrtale kur ishte vajzë e re para martesës me Filipin; Olimpia ishte emri i tretë që ajo e mori kur i thanë se burri i saj, Filip, kishte dalë fitues në Lojrat Olimpike më 356, lajm që përkoi me lindjen e Aleksandrit. Emri i saj i fundit ishte Stratonicë, që shihet më tepër si epitet që iu dha pas fitores për çështje trashëgimie ndaj Euridices. Olimpia dhe Filipi, patën edhe një vajzë, Kleopatrën – kështu, nuk është rastësi që emrat mollosë Ptolem a Neoptolem e Kleopatra ndeshen brez pas brezi deri në fund të dinastisë së Ptolomeut në Egjipt.

Të fundit

Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni

Kombëtarja shqiptare do të nisë edicionin kualifikues për Kupën e Botës 2026 më 21 mars ndaj Anglisë në stadiumin...

Ish kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia paraqitet në SPAK

Ish kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur këtë të martë në SPAK. Kjo është hera e tretë që ish zyrtari i lartë demokrat thirret...

Gjermania dënon planin e Trump për t’u larguar nga OBSH

Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach kritikoi planet e presidentit të ardhshëm të SHBA, Donald Trump për t’u tërhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë...

“21 Janari”, Berisha nuk tërhiqet/ Ish-kryeministri: Do të veproja njësoj edhe tani

Pa asnjë pendesë, për 4 viktimat e 21 janarit të 2011 që i pa të vrarë nga dritarja e tij në kryeministri, Sali Berisha...

Dosja ‘Metamorfoza’/ GJKKO nis gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit e të tjerë

Nis në GJKKO gjyqi për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë të marrë të pandehur në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’. Në gjyq kanë qenë...

Lajme të tjera

Web TV