Zëvendës ambasadori amerikan: BKH-ja do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës ambasadori i SHBA-së, Demian Smith duke iu drejtuar kandidatëve për hetues të BKH-së, në aktivitetin për përfundimin e programit të trajnimit të FBI-së nga ky grup është shprehur se Shqipëria ka ngritur tashmë të dy institucionet që përbëjnë SPAK-un – Prokurorinë e Posaçme dhe BKH-në. Në fjalën e tij, Smith theksoi se Prokuroria e Posaçme ka qenë duke punuar pa ju, por tashmë ju do të bashkoni forcat kundër korrupsionit dhe krimit.

“Vetëm me BKH-në, me të gjithë ju, SPAK-u do të jetë një sukses i plotë. Qëndroni pjesë e luftës. Partnerët tuaj rreth e rrotull botës mund të hedhin dritë mbi aktorët e këqij, por do të jetë SPAK-u që do të bëjë punën e vështirë: hetimin dhe ndjekjen penale, duke punuar dorë për dorë për të përmbysur korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha ai. Zëvendës ambasadori, duke iu drejtuar kandidatëve, theksoi se ndërsa dilni nga ky diplomim, ju do të jeni pjesë e një kapitulli të ri të institucioneve të pavarura, të besuara, efikase dhe të besueshme të gjyqësorit.

“I sotmi është një hap i rëndësishëm përpara në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BKH-ja do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai zbatohet njësoj për të gjithë. Ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar. Këtë e kërkon populli shqiptar”, tha Smith.

Të fundit

Zgjedhjet në dy komuna të vogla, test për pushtetin e Vuçiçit

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë -...

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund të luftojnë ndonjë sulm...

Gazetarët e frontit që bien theror në vijën e zjarrit

Nga Leonard Veizi Në vendet e paqta gazetarët anatemohen. Në vendet e zjarrta ata vriten. Në këtë botën tonë ku ndryshku mbulohet me bojë, – që...

Berisha kthehet në seli/ Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

E shtuna nuk ishte ditë pushimi për Sali Berishën, ku nga selia e PD doli të komentonte aktualitetin politik të ditëve të fundit. Rezoluta e...

Gjendet një person i pajetë në Tiranë

Një person është gjetur i pajetë në Tiranë. Policia bën me dije se qytetari është konstatuar pa shenja jete në zonën e Alliasit. “Rreth orës...

Lajme të tjera

Web TV