Debat veror për hapjen e Ballkanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Debati mbi çështjen e nismës të “Ballkanit të Hapur” po shkon përtej “Ëndrrës së një nate vere”. Megjithëse në këtë retorikë zhurmuese u detyrua të përfshihej dhe qeveria e Gjermanisë për të shprehur mbështetjen e kësaj nisme dhe se e konsideron atë si vazhdimësi të Procesit të Berlinit, duket se shumëkujt u intereson më tepër debati, edhe kur ka pas argumente për ti hedhur dru zjarrit. Pra kemi pozicionime të qarta nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë lidhur me dobinë apo dhe interesat e secilit vend të ballkanit Perëndimor për këtë nismë, duke nisur me Uashintonin, Brukselin dhe Berlinin, por e gjitha kjo anashkalohet për të krijuar retorikë fluturake e për të përfshirë në përballje figura politike të këtej kufirit. Kështu, kryeministri Albin Kurti, dej nga një aktivitet në Shkup, gjeti sërish rastin të shigjetojë Tiranën zyrtare duke u shprehur se së pari faktori shqiptar duhet të bëhet një, e më pas të mednohet nëse dyhet bashkëpunuar në nisma rajonale. Po kështu dhe ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gervalla.  e konsideroi ““Ballkanin e Hapur” si të rrezikshme, sepse krijohet përshtypja se kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët si rajon, drejt BE-së dhe përçimin e këtij mesazhi ne e konsiderojmë se është më i rrezikshëm sesa vonesat që mund të ndodhin ndërkohë, gjatë procesit tonë të integrimit”. E thënë ndryshe, preferojmë të rrimë në vend e të mos bëjmë asgjë, si në integrim dhe në ekonomi, pasi ëshë më mirë izolimi sesa hapja. Dhe “arësyeja” në vija të trasha behet e qartë nga kryetarja e Grupit Parlamentar e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila,pasi sipas saj, kjo nismë është e “dëmshme” për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciative. Por ndërkohë ka qenë vetë Kosova me ish kryeministrin Hoti, që ka firmosur marrëveshjen në Uashington me presidentin Vuciç, në prani të presidentit Tramp, ku pranon të jetë pjesë e një nisme të bashkëpunimit rajonal e të ekonomisë së lirë. Fakti që në datën 6 gusht parlamenti i Kosovës nuk e miratoi rezolutën mbi marrëveshjen e Uashingtonit dhe që Vetvendosje abstenoi, dëshmoi se klasa e re drejtuese nuk i është përbajtur detyrimeve të marrëveshjeve ndërshtetërore dhe se ka devijim në politikën e saj të jashtme. Por fakti që kërkohet të imponosh nëpërmjet debatit me argumenta pseudopatriotikë, që në këtë llloj devijimi të futet dhe politika e jashtme e Shqipërisë, është jo vetëm një gabim pasi humbet kohë dhe mbyll hapësiat e kontakteve ndërshtetërore, por edhe e rrezikshme pasi humbet besueshmëri tek partnerët e huaj dhe nisin e treten argumentat mbrojtës prej qëndrimeve refraktare.

Lexo edhe :  Shëndeti i trurit, do Zoti nuk na ikin mend

 

 

Të fundit

Vuçiç pi birra dhe dorovit muzikantët nën ritmet e këngës çetnike

Të martën, në Serbi u mbajt një festë e madhe me rastin e hapjes së seksionit Pakovraće-Pože në autostradën...

Kulmi i të nxehtit historik, lagjet e Tiranës 24 orë pa ujë

Furnizimi me ujë, sidomos në këto ditë më temperatura përvëluese është një domosdoshmëri. E kundërta raportohet në një nga lagjet më të populluara në...

SHBA-BE, pranë marrëveshjes prej 15% për tarifat tregtare

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë pranë finalizimit të një marrëveshjeje tregtare, e cila do të vendosë tarifa doganore...

Vrau 4 studentë, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari

Një 30-vjeçar që vrau katër studentë të Universitetit të Idahos në SHBA, në nëntor të vitit 2022 është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi...

Joz Marku: “Loredena ka marrë një rrugë jo të mirë…”

Iftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Jozefin Marku. Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ka...

Lajme të tjera

Web TV