Mbyllen me sukses ndeshjet e UEFA Futsal Champions League në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë luajtur këtë mërkurë ndeshjet e fundit të UEFA Futsal Champions League të vlefshme për fazën kualifikuese të Grupit C, që u zhvilluan në sallën e Parkut Olimpik të Tiranës në kryeqytetin shqiptar. Në ora 17:00 është zhvilluar ndeshja Utleira – Differdange, që u mbyll me fitoren surprizë 2-4 të skuadrës nga Luksemburgu. Norvegjezët e Utleiras në fakt e nisën mirë sfidën dhe kaluan dy herë në avantazh, por Differdange në të dyja rastet baraspeshoi gjithçka.

Në minutat e fundit Differdange firmosi edhe përmbysjen, duke shënuar dy herë e duke vulosur shifrat në 2-4. Protagonisti kryesor ishte sulmuesi Paulo Jorge De Azevedo Silva, i cili shënoi tre nga 4 golat për luksemburgasit. Kjo ishte fitorja e parë e Differdange më grup pas dy humbjesh, ndërkohë që të dyja skuadrat e mbyllën fazën e grupit me 3 pikë të marra nga secila. Në ndeshjen e dytë përballë KF Tirana kishte hungarezët e Haladas.

Miqtë e nisën mirë ndeshjen dhe gjetën golin e parë me anë të Henrique Diniz De Sousa, ndërsa disa minuta më vonë dyfishojnë me golin e Kevin Nagy. Por Tirana nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe arrin të shkurtojë diferencën me golin e Mentor Mejzinit. Ndërkaq, në fund të pjesës së parë hungarezët humbën edhe një penallti, që u prit nga portieri i bardhebluve, Klodian Rrapi. Minutat e fundit kanë qenë dramatike me Tiranën që sulmonte, por pa gjetur golin. Në një kundërsulm Droth shënon golin e tretë për Haladas, me Tiranën që reagon shumë shpejt dhe ngushton sërish diferencën me golin e Ramadan Alajt. Haladas ruan deri në epërsinë 3-2 dhe arrin fitoren e tretë, duke e mbyllur grupin në vendin e parë dhe duke u kualifikuar për në fazën tjetër të Futsal Champions League.

Lexo edhe :  Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Tirana e mbylli fazën e grupit me 3 pikë në 3 ndeshje. Të gjashta ndeshjet e vlefshme për Grupin C të UEFA Futsal Champions League u luajtën në Tiranë në datat 21-24 gusht dhe u organizuan nga Federata Shqiptare e Futbollit. Duhet theksuar se gjithçka ka shkuar në mënyrën më pozitive të mundshme dhe FSHF ka organizuar me sukses ndeshjet e vlefshme për turneun më të rëndësishëm të turneut kontinental për futbollin e sallës.

Të fundit

Në Gjermani, Berisha takohet me kandidatin për kancelar: Ogur i bardhë për opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar në Gjermani me kandidatin për kancelar, Friedrich Merz. “Sot në Berlin, në...

“Shfryhet” rritja e euros, monedha europiane zbret përsëri drejt kufirit të 99 lekëve

Kursi i këmbimit të euros e ka nisur javën me rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye...

A lidhet autizmi me shëndetin e nënës gjatë shtatzënisë?

Në studimet mbi shkaqet e supozuara që mund të kontribuojnë në çrregullimet neuro-zhvillimore si çrregullimet e spektrit të autizmit, shpesh përmenden disa sëmundje që mund të...

Fushata e Berishës, besnikë (dhe humbës)/ Në krye të qarqeve, figura që kanë vetëm humbje

Kryedemokrati Sali Berisha drejtimin politik të fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ua ka besuar figurave të sprovuara në Partinë Demokratike, kryesisht të...

Zgjedhjet e 11 majit, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe kreu i KQZ apel Partive

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi u kërkuan partive politike të mos i keqpërdorin...

Lajme të tjera

Web TV