Pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetës që e fitoi në zgjedhjet e 25 prillit, shefja e infektivit, Najada Çomo sot është shfaqur në spitalin COVID 3 i cili po bëhet gati për t’u hapur për pacientët e infektuar me COVID në rast të rritjes së rasteve dhe të shtrimeve.
Krah Çomos, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se po bëhemi gati për të hapur COVID 3 në rast se ezaurohen kapacitetet te COVID1. Sipas saj vala e rradhës e pandemisë ka përfshirë të gjitha vendet, ndaj po bëhemi gati.
“Rastet janë në rritjem incidenca është rritur. Ashtu sikurse në të gjithë botën vala e rradhës së kësaj pandemie po përfshin të gjitha vendet dhe ne jemi bërë gati për ta përballuar këtë situatë. Pas ezaurimit të kapaciteteve në covid 1 do hapet covid3. Pas tij spitali covid 3. Ekipi mjekësor është në gatishmëri”, tha Manastirliu