Përhapja e koronavirusit, rusët e lidhin me SHBA-në dhe Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përhapja e koronavirusit në Kinë ka siguruar terren për teoritë e komplotit dhe dezinformimin në internet kudo, por në Rusi ato po përhapen edhe në programe të lajmeve ‘PrimeTime.’

Televizioni rus “Channel One” ka transmetuar një teori që lidh koronavirusin  me Presidentin e SHBA, Donald Trump. Ky televizion madje ka nisur një program të rregullt kushtuar teorive të komplotit të koronavirusit në edicionin kryesor të lajmeve të mbrëmjes.

Stili i raportimit është i paqartë, por kjo ka arritur të tërheq vëmendjen e shumë personave.

Një nga rrjetet kryesore televizive kombëtare, Channel One, madje ka nisur një rubrikë kushtuar teorive të koronavirusit në programin kryesor të lajmeve të mbrëmjes, Vremya (“Koha”).

Sipas këtij televizioni, shkak për përhapjen e virusit janë SHBA dhe Presidenti Trump.

Një nga idetë e transmetuara është se prania e fjalës “korona”, që do të thotë kurorë si në latinisht ashtu edhe në rusisht, në fjalën koronavirus lë të kuptohet se Donald Trump është i përfshirë në një farë mënyre.

Me sa duket, kjo ndodh për shkak se ai kryesonte konkursit e bukurive, duke u dorëzuar fituesve kurorat e tyre. Në fakt, shkencëtarët e quajtën virusin për shkak të formës së saj si kurorë.

Të fundit

Njeriu i Troplinëve në vilë me pishinë, monitoronte gjithë qytetin

Juxhin Drazhi, një nga anëtarët e grupit të Troplinëve të drejtuar nga Ervis Doçi (i njohur si Visi i...

Greqia vijon luftën me zjarret, raportohet një i vdekur

Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme. Më shumë se 200 zjarrfikës, të...

“Kur sundimtarët telefonojnë”, Kadare u largua me dinjitet nga kjo botë

Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e vlerëson veprën e fundit të Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden”. Michael Martens I rënë në mëshirë të fatit,...

Agron Shehaj ndan momentet me familjen nga ura ikonike e Brooklyn

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka ndarë një fotografi me familjen, nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një foto të...

Tjetër shitje nga Bayern, Coman përfundon në Arabinë Saudite

Kingsley Coman po largohet nga Bayern. Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi francez është duke negociuar me Al Nassr në Arabinë Saudite. Në Mynih nuk janë...

Lajme të tjera

Web TV