Të gjithë e njohim Arbër Çepanin. Fituesi i BBAlbania 1 ka marrë të gjithë vëmendjen, pasi ka publikuar foto me të dashurën e tij, një figurë jo e panjohur për publikun shqiptar.
Bëhet fjalë për Arnita Beqiraj, Miss Shqipëria 2010.
Imazhi i saj u rikthye në vëmendje kur Arbëri publikoi foto në Instagram, ndërsa i bën dedikimin më të bukur asaj.
“Urime për një udhëtim tjetër rreth Hënës!”, ka shkruar ai, ndërsa e uron për ditëlindjen. Mësohet se Arbëri e ka surprizuar ish miss-in dhe me një festë të mbajtur në jug të vendit, ku ka mbledhur miq dhe të afërm të tyre.
View this post on Instagram