Presidenti i Sllovenisë mbështet “Ballkanin e Hapur”: Të bëhet paralelisht me integrimin në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor tha se e mbështet nismën “Ballkani i Hapur”, projekt që është përqafuar fort nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Presidenti slloven kritikoi BE-në, për qëndrimin e saj lidhur me Ballkanin Perëndimor, ndërsa kërkoi intensifikimin e proceseve integruese.

Sipas tij, ndalimi i procesit të zgjerimit amplifikon idetë e rrezikshme për ndryshimin e kufijve

”1-Në përfitim të BE dhe Ballkanit Perëndimor nëse gjithë vendet e ballkanit do të anëtarësohen. Vonesa apo shtyrja e zgjerimit mund të sjellë pasoja të paparashikuara e padëshiruara për dy palët.

2-Interesi gjeopolitik në zgjerimin e BE është i ndërsjelltë. BE ka apo duhet të ketë interes gjeopolitik në zgjerimin e rajonit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë interes për t’u anëtarësuar.

3- Përgjegjësia për zgjerimin është e ndërsjelltë. BE duhet të këmbëngulë me vullnet të fortë për zgjerimin e tij drejt Ballanit, si përparësi, dhe vendet e rajonit duhet të dëshmojnë gatishmëri, të përqafojnë vlerat themelore të BE e të zgjidhin konfliktet.

4- Zgjerimi i BE është po kështu e më tepër duke u bërë çështje kohe. Ritmi i ngadaltë ka 4 pasoja negative, qoftë për vetë unionin apo vendet; dobëson besimin, ngadalëson reformat, rrit nacionalizmat, hap hapësirë për ndikimin e vendeve të treta.

Ndalimi i procesit të zgjerimit amplifikon në fakt idetë naive dhe për mua të rrezikshme për ndryshimin e kufijve. Kufijtë e rinj nuk mund të përvijohen në mënyrë të paqtë. Është deklaratë e vendosur. Vetëm zgjerimi mund të forcojë parimin e integritetit territorial dhe sigurinë e rajonit dhe gjithë BE.

Unë besoj se në strategjinë e vet të zgjerimit, BE duhet ta shohë Ballkanin Perëdnimor si të tërë, jo si pjesë të veçanta, jo siç po ndodh tani. Nuk nënkupton së rreshturi së negociuari me qeveritë.
Kjo nënkupton se BE dhe shtetet anëtarë duhet të bëjnë më shumë që procesi i zgjerimit të ketë produkt pozitiv. Shkurtimisht këto vende duhet ta shohin procesin e zgjerimit si stimul për bashkëpunim e jo konkurrencë.

Lexo edhe :  Dy tërmete të forta me magnitudë 5 dhe 4.9 në Amorgos brenda pothuajse 1 ore

6- Rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për t’u bërë më tërheqës. Kam mbështetur nismën “Open Balkan” që dy vite më parë. Jam i vetëdijshëm për pikëpamjet e ndryshme, por jam i sigurt se nisma ecën paralelisht me procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE. Nuk do të flisja kurrë në favor të kësaj nëse do ishte nismë kundër BE. Nisma Open Balkan ka potencial të madh për të përshpejtuar proceset ekonomik e sociale dhe do të rritë karakterin e tyre tërheqës. Më lini ta them edhe njëherë. E di shumë mirë se ka pikëpamje të ndryshme kësaj nisme, por më lini të pohoj se si duhet të vazhdohet së bashku.”- tha Pahor.

Të fundit

Evropa po sheh nga Gjermania për udhëheqje – por zgjedhjet do t’i shuajnë sërish shpresat

CDU është një lojtar i madh në parlamentin evropian, por fitorja e saj e parashikuar këtë të dielë nuk...

Diploma, më shumë një status sesa një mundësi punësimi

Nga Leonard Veizi Diploma nuk është më një mjet me të cilin mund të çash në jetë. Madje, ndodh të jetë më shumë një aksesor...

E gjithë Bashkia në shesh, Rama mbështetje për “Lali Erin”

Kryeministri Edi Rama mblodhi dje në “Sheshin Skënderbej” administratën e Bashkisë Tiranë, duke përfshirë të gjithë sektorët. Në një ligjërim të gjatë, Rama vlerësoi...

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 21 shkurt 2025

Sot, më datë 21 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet me 99.4 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.3 lekë...

Integrimi/ Strategjitë që do mundësojnë hyrjen në BE, kostoja llogaritet 7.6 mld euro

Rreth 7,6 miliardë euro llogaritet totali i kostos për financimin e zbatimit të strategjive deri në 2028 që do të kontribuojnë në anëtarësimin e...

Lajme të tjera

Web TV