Ja çfarë duhet të shmangni nëse dëshironi të bini në peshë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humbja e kilogramëve të tepërt nuk ka të bëjë vetëm me vullnetin e hekurt.
Ndonjëherë ky mision vështirësohet si pasojë e gabimeve të cilat ne i bëjmë pa vetëdije.

Ngrënia e Mishit Çdo Ditë

Studimet kanë treguar se njerëzit që ushqehen me mish çdo ditë janë më të predispozuar të jenë të shëndoshë dhe mbipeshë.
Njerëzit që hanë ushqime me bazë bimore nga ana tjetër janë më të prirur të kenë një peshë të shëndetshme trupore.

Mëngjesi Dhe Dreka Në Tryezën E Punës

Të qenit të vetëdijshëm për atë që keni në pjatë është një hap shumë i rëndësishëm për rënien në peshë.
Mos konsumoni vaktet tuaja ndërkohë që bëni punë apo shikoni televizor.

Ushqyerja Në Këmbë

Kaloritë merren njësoj si të hani ulur apo në këmbë.
Mos u merrni me ushqime të shpejta e kafshata të vogla në dukje të padëmshme përpara se të shtroheni për të ngrënë.
Uluni, hani dhe jini të kujdesshëm me racionet.

Pjata Të Mëdha

Përdorimi i enëve të mëdha të kuzhinës është i gabuar sepse tjetërson perceptimin e racioneve.
Për pasojë, është më e lehtë ta teproni me të ngrënit.

Pijet Me Kalori

Pijet me kalori, të përpunuara dhe të ëmbëlsuara shtojnë kilogramë në peshën tuaj.
Në vend të tyre zgjidhni ujë dhe çajra bimorë.

Shmangia E Vakteve

Shmangia dhe kapërcimi i vakteve mund të duket sikur po hani më pak, por në të vërtetë jeni duke ngadalësuar metabolizmin.
Ky i fundit është si zjarri, nëse nuk i hidhni dru, do të shuhet.
Metabolizmi ka nevojë për ushqim çdo katër ose pesë orë.

Zgjidhni Regjimin Vegjetarian

Nëse bëhet siç duhet, një regjim i tillë mund të ulë kolesterolin, të ruajë shëndetin e zemrës dhe të shmangë kancerin.
Por ngrënia e tepruar e arrorëve, farave dhe vajrave të tyre rrit gjithashtu numrin e kalorive dhe të kilogramëve në peshore.

Të fundit

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare...

Meta: Të hetohet kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut”. Kështu është shprehur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta...

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump,...

Lajme të tjera

Web TV