Rama në Otranto: Strehuam më shumë afganë sesa shtetet e pasura, Kanuni jonë flet për mikpritjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mirëpritja e refugjatëve afganë në Shqipëri, ishte në qendër të fjalës së kryeministri Edi Rama në Otranto, mbrëmjen e kaluar. Në fjalën solemne përkujtimore, pranë skulpturës së “Katërit të Radës”, Rama tha se Shqipëria është vendi që mori më shumë afganë edhe se vendet e pasura, e këtë shton kreu i qeverisë e bëri për të nderuar historinë e vendit tonë. Rama tha se ne nuk jemi një vend i pasur, por ne duhet t’u trashëgojmë fëmijëve tanë humanizmin. Duke ju referuar traditës tonë dhe Kanunit, Rama nënvizoi se shtëpia e Shqiptarit është e Zotit dhe e udhëtarit.

‘Fakti që është Shqipëria ajo që duhet të presë më shumë refugjatë afganë sesa shumë vende të pasura, pro ne nuk e bëjmë këtë për asnjë arsye tjetër veçse për të nderuar historinë tonë, gjyshërit tanë, të cilët bënë që të ishte vendi i vetëm në Evropë që strehoi më shumë hebrenj. Ka pasur shqiptar që kanë vdekur në kampet e përqëndrimit sepse kanë mbrojtur me jetën e tyre, apo morën mbi vete duke mbrojtur duke thënë se ishin ata hebrenjtë. Është e rëndësishme që ta bëjmë këtë sot për fëmijët tanë. Vendi ynë nuk është vend i pasur, por kjo sipas mendimit tim është një pasuri shumë e rëndësishme që duhet të trashëgohet nga fëmijët tanë humanizmi. Toka u përket atyre që do të vijnë pas nesh.

Shqipëria është sot një vend që të mund të bëjë një Reformë në Drejtësi dhe që jo vetëm të ketë akses në BE, por edhe që të mund të bëhet një vend ku shteti i së drejtës është një realitet institucionesh. Shtëpia e Shqiptarit është shtëpia e Zotit dhe e mikut, përkthimi perfekt do të ishte është shtëpia e Zotit dhe udhëtarit. E ti je i detyruar që t’i hapësh derën udhëtarit. Është një kapitull i tërë në Kanunit tonë që flet për mikpritjen.

Lexo edhe :  Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Bëhet pjesë e lejes së drejtimit

Nuk po shpresoj aspak në predikimin e atyre që bënë të kundërt e asaj gjëje, por shpresojmë që kujtesa të mos shndërrohet në një shkretërirë në këtë Evropë që me siguri vuan. Por kur shohim se ekzistojnë realitete të tjera, duhet të kuptojmë që Europianët jetojnë në një parajsë. Në këtë parajsë duhet të ruajmë humanizmin. ’- tha Rama

Të fundit

Trump befason: Joe Biden nuk e lejoi Ukrainën të sulmonte Rusinë

Në mesazhin e sotëm në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “është shumë e vështirë, nëse...

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e një parakalimi të gabuar, duke...

Shqipëria, ndër 3 popujt më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në...

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë...

Vatër e re zjarri në Fushë-Arrëz, bashkia kërkon ndihmë nga ajri

Një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Fushë-Arrëz, por këtë herë në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Flakët po favorizohen nga era e fortë...

Lajme të tjera

Web TV