Biden urdhër ekzekutiv për publikimin e dokumenteve të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që urdhëron publikimin e disa dokumenteve sekrete të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Vendimi është një gjest mbështesës për familjet e viktimave që kanë kërkuar prej kohësh të dhëna, me shpresën për të gjetur informacion që përfshin qeverinë saudite në ngjarjet e atij viti.

Urdhri, i cili vjen pak më shumë se një javë para 20 vjetorit të sulmeve, është një moment domethënës në një debat shumëvjeçar mes qeverisë dhe familjarëve të viktimave, rreth asaj se çfarë ka në dokumentat e konsideruara sekrete në lidhje me sulmet dhe që ato të mund të bëhen publike.

Ky konflikt u shfaq muajin e kaluar kur rreth 1,800 të afërm të viktimave, të mbijetuar dhe punonjës së vijës së parë të frontit thanë se ishin kundër pjesëmarrjes së Presidentit Biden në ngjarjet përkujtimore të 11 shtatorit 2001 nëse dokumentet mbeteshin sekrete.

“Ngjarjet në fjalë ndodhën dy dekada më parë, dhe ato kanë të bëjnë me një moment tragjik që vazhdon të jehojë në historinë e vendit dhe në jetën e kaq shumë amerikanëve”, thuhet në urdhrin ekzekutiv. “Prandaj është jetike të sigurohet që qeveria e Shteteve të Bashkuara të maksimizojë transparencën, duke u mbështetur në klasifikimin si informacion sekret vetëm kur është e nevojshme”.

Urdhri udhëzon Departamentin e Drejtësisë dhe agjencitë e tjera të degës ekzekutive që të fillojnë një rishikim të dokumenteve dhe kërkon që ato të publikohen gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Megjithatë, ndikimi praktik i urdhrit ekzekutiv dhe çdo dokument të ri që mund të prodhojë procesi nuk është i qartë. Në të shkuarën hetimet kanë nënvizuar lidhjet mes shtetasve sauditë dhe disa prej rrëmbyesve të aeroplanëve që kryen sulmet terroriste, por nuk kanë vërtetuar se qeveria saudite ishte e përfshirë drejtpërdrejt në atë që ndodhi.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV