I vodhën çantën me dokumente gruas në mes të qytetit, arrestohen dy të rinjtë në Korçë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi akuzohen se i kanë vjedhur çantën e dorës një shtetase në lagjen nr.13 në Korçë.

Në pranga janë vënë shtetasit: A. L., 36 vjeç dhe A. K., 31 vjeç, banues në Korçë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë çantën e dorës shtetases me iniciale D. M., në të cilën kishte dokumente e sende personale të saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. L., 36 vjeç dhe A. K., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 03.09.2021, në lagjen nr. 8, Korçë, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre i kanë vjedhur çantën e dorës, shtetases D. M., brenda së cilës ndodheshin dokumente e sende personale të saj, të cilat iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV