Lufta kundër trafikut të armëve, Çuçi: Kemi aprovuar 3 ligje të rëndësishme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi prezantoi arritjet kryesore të Shqipërisë në luftën kundër trafikut të armëve në vend, si dhe angazhimin e Qeverisë në përballjen e këtij fenomeni, gjatë një konference online të nivelit të lartë të organizuar nga Komisioni Europian.

Në të morën pjesë ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe drejtuesit më të lartë të KE, si Josep Borrell Fontelles, Zv/president i KE, Ylva Johansson, Komisionere për Çështjet e Brendshme, Olivér Várhelyi, Komisioner për Çështjet e Zgjerimit, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës si bashkëkryesues të procesit të Berlinit, si dhe mjaft zyrtarë të lartë të vendeve të BE dhe të Ballkanit perëndimor.

Në qendër të këtij eventi ishte rritja e bashkëpunimit mbi kontrollin e trafikimit dhe përdorimit ilegal të armëve të zjarrit në Europën Juglindore, rajon dhe më gjerë, duke u bazuar në zbatimin e plotë të planit të veprimit të BE-së për trafikimin e armëve të zjarrit për 2020 – 2025.

Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi nënvizoi punën e bërë nga Qeveria Shqiptare në këtë fushë, qoftë në aspektin ligjor, me hartimin e disa ligjeve të posaçme që adresojnë fenomenin, qoftë me punën konkrete të Policisë dhe agjencive ligjzbatuese në zbulimin, kapjen dhe ndëshkimin e vënien para ligjit të shtetasve që trafikojnë apo posedojnë armë në mënyrë të paligjshme.

Në lidhje me kuadrin rregullator, Çuçi theksoi se qeveria ka aprovuar tre ligje të rëndësishme, për armët e zjarrit, për eksplozivët dhe për mjetet piroteknike.

Po kështu, ai tha se po rishikohen disa dispozita të Kodit Penal mbi trafikun e armëve, me qëllim përfshirjen e çdo lloj veprimtarie kriminale që kanë të bëjnë me armët, për të shmangur çdo mundësi abuzimi apo pandëshkueshmërie.

Në lidhje me punën e Policisë dhe agjencive ligjzbatuese, ministri deklaroi se çarmatimi i popullsisë dhe heqja e armëve nga duart e atyre që nuk kanë të drejtë ligjore t’i mbajnë, është ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Brendshme, pasi ky fenomen (pra, posedimi i armëve të mënyrë të paligjshme), ndikon drejtpërdrejt në të gjitha format e kriminalitetit.

Ministri bëri me dije se të gjitha armët e zjarrit që posedohen ligjërisht nga shtetas shqiptarë, tashmë po regjistrohen sipas sistemit SIMA, një sistem i kompjuterizuar. Sipas këtij programi, tashmë janë regjistruar rreth 70 % e të gjithë armëve të zjarrit.

Lexo edhe :  Dosja voluminoze me 60 mijë faqe për Veliajn, 30 të pandehur, shoqëri dhe OJF!

Ai u shpreh gjithashtu edhe rreth angazhimit të strukturave të posaçme zyrtare dhe OJF-ve në zhvillimin e fushatave ndërgjegjësuese për edukimin e të rinjve mbi rreziqet dhe pasojat e përdorimit të armëve të zjarrit dhe nxitjen e shtetasve që të vetëdorëzojnë armët që mund të mbajnë të fshehura në banesa.

Kreu i Ministrisë së Brendshme foli në mënyrë të përmbledhur edhe rreth “Strategjisë Kombëtare për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe Armëve të Lehta 2019 – 2024” dhe plani 3-vjeçar të veprimit çka e konsideroi si një hap tjetër përpara në procesin e harmonizimit me legjislacionin e BE-së në fushën e kontrollit të armëve të zjarrit.

“Doja të theksoja rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar si një aspekt vendimtar në sigurimin e një lufte të suksesshme të trafikimit të paligjshëm. Për këtë çështje, Shqipëria ka nxitur në mënyrë proaktive bashkëpunimin me vendet tona fqinje. Përvoja e fituar nga prania e FRONTEX në Shqipëri dhe përmirësimi i një sërë procedurash të reja standarde për kontrollin e kufirit, kanë rritur ekspertizën, aftësitë teknike dhe ka përmirësuar cilësinë dhe nivelin e performancës në zbulimin e armëve të zjarrit, municioneve dhe eksplozivëve (FAE) dhe futjen e metodave të reja të trafikimit të armëve të zjarrit,” tha ndër të tjera ministri.

Duke folur mbi prioritetet gjatë vitit 2021, ai shtoi se: “synojmë të përfundojmë plotësisht procesin e regjistrimit të armëve të gjuetisë në sistemin SIMA. Brenda vitit 2021, Shqipëria do të miratojë Planin e ri të Veprimit për zbatimin e Strategjisë së Armëve të Vogla dhe të Lehta për vitet 2022 – 2024”.

“Rritja e inteligjencës kriminale dhe forcimi i sigurisë kufitare janë strategjitë kryesore të Shqipërisë për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Armëve të Lehta (SALË). Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar fuqishëm në luftën kundër mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe është e gatshme të mirëpresë fillimin e projekteve tashmë të dakorduara që synojnë rritjen e aftësive tona dhe zhvillimin e atyre të reja, në zona kritike, ku me përpjekje të koordinuara gjithmonë ka vend për përmirësim,” deklaroi Çuçi në fund të fjalës së tij.

Komisionerja për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, falënderoi në mënyrë të veçantë Shqipërinë për miratimin e ligjit për armët, si një ligj në përputhje të plotë me EU aqui, vendi i parë në rajon që miraton këtë ligj.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV