Kryeministri çek i palëkundur: Nuk ka vend për refugjatët afganë në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri çek Andrej Babis tha se nuk kishte “vend” për refugjatët afganë në Bashkimin Evropian.

Udhëheqësi populist sugjeroi se do të ishte më mirë të “gjenin një zgjidhje që u lejon atyre të qëndrojnë në Afganistan”.

Komentet u bënë pas një takimi të martën me kancelarin austriak Sebastian Kurz dhe kryeministrin sllovak Eduard Heger.

Udhëheqësit e BE-së thanë se ishin të gatshëm të ndihmonin refugjatët afganë pasi talibanët morën kontrollin, por vetëm ata që ikën në vendet fqinje.
“Në të vërtetë nuk ka vend për ta në Evropë,” tha Babis në Kështjellën Lednice, në Republikën e Çekisë juglindore. “Një opsion është të zhvillosh bisedime me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, por unë nuk mendoj se kjo është një zgjidhje e mirë. Një opsion më i mirë është një zgjidhje që i lejon njerëzit të qëndrojnë në Afganistan,” shtoi ai.

Në vitin 2016, BE arriti një marrëveshje emigracioni me Turqinë, ku Ankaraja u zotua të parandalonte miliona refugjatë kryesisht sirianë të iknin në Evropë në këmbim të fondeve për të ndihmuar në strehimin e më shumë se tre milionë emigrantëve.

Të fundit

Artan Shkeli tregon takimin e fundit me Lamen para se të nisej për në spital

Akritekti dhe një ndër miqtë më të mirë të Tan Lames, Artan Shkreli ka zbuluar takimin e fundit me...

Bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në Rinas, ku një fëmijë 2-vjeçar, holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i...

Shoferi nuk u hapi telefonin, zbardhen përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit

Zbardhen detaje nga përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit të cilët komunikojnë për një ngarkesë droge dhe vështirësinë për të komunikuar me shoferin...

Rezervat e arit për rendin e ri financiar, SHBA po vepron në heshtje

Ari mbetet simbol i pasurisë, fuqisë dhe stabilitetit, ndërsa SHBA kryeson bindshëm listën globale të rezervave të këtij metali të çmuar. Sipas Këshillit Botëror...

“Urime, Igli!” Presidenti Armand Duka “zyrtarizon” Taren te Milani

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka uruar publikisht Igli Taren për pozicionin e tij të ri si drejtor sportiv i Milanit. Me një postim...

Lajme të tjera

Web TV