Aktorja e famshme shtatzënë për herë të parë

HOLLYWOOD, CALIFORNIA - JUNE 04: (EDITORS NOTE: Image has been processed using digital filters) Jennifer Lawrence attends the premiere of 20th Century Fox's "Dark Phoenix" at TCL Chinese Theatre on June 04, 2019 in Hollywood, California. (Photo by Matt Winkelmeyer/Getty Images)

Aktorja e njohur Jennifer Lawrence është shtatzënë për herë të parë me bashkëshortin Cooke Maroney.

Lawrence u martua me Maroney në tetor të 2019 në Belcourt, Newport, një rezidencë luksoze në Rhonde Island.

Ata u martuan para 150 të ftuarve, përfshirë Amy Schumer, Emma Stone, Adele dhe Kris Jenner.

 

Maroney është drejtor i Gladstone 64, një galeri arti në Manhattan.

Dyshja e kanë mbajtur lidhjen e tyre kryesisht jashtë syve të publikut, por fejesa e tyre u konfirmua për CNN në shkurt 2019.

Lawrence u emërua nga Forbes si aktorja më e paguar në botë në 2015 dhe 2016, me të ardhura vjetore prej 52 milion $.

Ajo fitoi një Oscar për interpretimin e saj në filmin 2012 “Silver Linings Playbook”, në të cilin ajo luajti së bashku me Bradley Cooper.

Ajo gjithashtu është nominuar për çmimin për interpretimet e saj në “Joy”, “American Hustle” dhe “Winter’s Bone”.

Por aktorja është ndoshta më e njohur për rolin e Katniss Everdeen në filmin “Hunger Games”.