Berisha përdor Azem Hajdarin për të ngritur demokratët kundër Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shfryzuar ditën e përkujtimit të ish linderit të parë të Partisë Demokratike Azem Hajdari për të ngritur demokratët kundër kreut të PD-së Lulzim Basha. 23 vite pas vrasjes së Azem Hajadarit, Berisha nuk i ka bërë nderimi si çdo vit nga memoriali i Azem Hajdarit pranë ish selisë së PD-së, por në faqen zyrtare të Facbook-ut. Berisha thekson se vepra e Hajdarit është më frymëzuese se kurrë. Sipas Berishës, sot demokratet dhe demokratët frymezohen më shumë se kurrë më parë nga trimëria epike. “Azem ti je gjallë! Demokratë, tribuni ynë sot na thërret: Kokën Lart!”, kështu e ka Berisha shkrimin e tij në kujtim të Azem Hajdarit ndërsa ka shfrytëzuar rastin për të ngritur demokratët kundër Bashës. Ai e ka quajtur atë vegël mjerane të Ramës. “Sot 23 vite pas ekzekutimit të tij kujtimi dhe vepra e Azem Hajdarit është më frymëzuese se kurrë, mirënjojha e shqiptarëve për birin e tyre që si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirinë dhe dinjitetin e munguar është më e pakufishme se kurrë. Sot demokratët dhe demokratët frymëzohen më shumë se kurrë më parë nga trimeria epike, guximi mbinjerezor i Azem Hajdarit për tu ngritur dhe flakur sa më parë në koshin e plehrave të historise, rregjimin e kakistokracisë dhe tradhëtisë së lartë kombëtare të Zografit Bis dhe veglës të tij mjerane në krye të PD”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, Azem Hajdarit është kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, anetare të thjeshtë, mbështetës të Partisë Demokratike, drejtues të strukturave të saj në të gjitha nivelet e institucioneve të saj “të rikthejnë me urgjence Partine Demokratike mbi parimet bazë mbi të cilat ajo u themelua nga Azem Hajdari dhe studentet liberator të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave njerëzore dhe interesit kombëtar të shqiptarëve dhe shndërrimin e saj në një lokomotive të integrimit të Shqipërisë në BE”. Ish lideri demokrat e ka quajtur vrasjen e Azem Hajdarit si vrasjen e shekullit dhe për këtë ka akuzuar Parinë Socialiste të asaj kohe. “Sot kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh, mirënjohjen më të thellë para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar të lirisë së tyre, Azem Hajdari të ekzekutuar me 12 shtator të vitit 1998 para selisë së Partisë Demokratike nga fallangat terroriste me uniforme të qeverisë së Partisë Socialiste”, shkruan Berisha duke e quajtur një akt makaber. Sipas tij, vrasja e Hajdarit ishte një hakmarrje e verbër primitive ndaj të riut legjende, i cili në krye të lëvizjes studentore bëri më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ndaj prijësit të revolucionit Demokratik të Studenteve të Dhjetorit ‘90”, shkruan Berisha.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV