Britania e Madhe miraton vaksinimin për fëmijët e moshës mbi 12 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Pandemia nuk ka marrë fund “, por  “falë programit tonë fenomenal të vaksinimit, ne jemi në gjendje të jetojmë me virusin pa kufizime të mëdha në liritë “, është shprehur kështu kryeministri britanik Boris Johnson gjatë prezantimit të planit të ri për mbajtjen nën kontroll të COVID-19.

Johnson njoftoi se do të vazhdohet me shpejtësi fushata e vaksinimit për administratën shtetërore, doza e tretë përforcuese për të gjithë mbi 50 vjeç dhe gjithashtu vaksinim për fëmijët mbi 12 vjeç.

Imunizimi i adoleshentëve  do të fillojë javën e ardhshme dhe do t’i ofrohet vetëm një dozë sepse është parë që pas së dytës ka më shumë efekte anësore.

Të hënën, specialistët kryesorë mjekësorë të Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut rekomanduan që fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç t’u jepet një dozë e vetme e vaksinës Pfizer/BioNTech, pavarësisht se këshilltarët e vaksinave nuk e rekomanduan një gjë të tillë.

Vendet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Francën dhe Italinë, tashmë ofrojnë vaksina kundër koronavirusit për fëmijët 12 vjeç e lart.

Për momentin në Britaninë e Madhe nuk ka kufizime në fuqi pasi të fundit u hoqën me 19 korrik.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV