PD bojkotoi foltoren, Rama vjen në Kuvend: Me të keq e me përdorimin e forcës me ne s’keni fituar asnjëherë dhe s’do fitoni! I gatshëm të dëgjoj Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi PD bojkotoi foltoren dhe nuk merrte fjalën pa ardhur kryeministri Edi Rama, ky i fundit ka mbërritur në Kuvend.

Në përgjigje të deputetëve të PD thotë se nuk e ka detyrim të vijë se do opozita por thekson se e pa të arsyeshme që të kthehej.

“Dy fjalë ju detyrohem, kam detyrimin të qëndroj në sallë kur për një arsye dhe një tjetër nuk mund të jem në sallë. Shiko, keni 2 orë që më kërkoni tani vij do më lini të flas. Së dyti dëgjon e gjithë qeveria këtu dhe sigurisht që një debat i zgjatur me aq humor që është kërkuar nuk mund të jetë një debat i ndjekur nga të gjithë dhe gjithçka që ka interes për ne shënohet dhe analizohet më pas.

Unë nuk erdha në 4 për shkak të ngarkesës së punës si rezultat i paktit që pasnesër duhet të largohem për shumë ditë dhe për këtë arsye janë shumë detyra për tu ndjekur. Megjithatë kur mora mesazhin nga kryetarja që ju kishit ngritur çështjen që të jem i pranishëm gjatë fjalës së kryetarit të PD thashë që do vij në.

Ju bllokuat foltoren dhe ajo që thashë dhe më parë dhe po e përsëris, me të keq me akte që vënë përpara forcën fizike përdorimin e trupit si pengese me ne as nuk keni fituar asnjëherë dhe as nuk do të fitoni asnjëherë.

Jam i gatshëm ta dëgjoj Bashën. I dëgjoj atyre që thashë sot dhe po iu them e gjykova të drejtë kërkesën tuaj të jem këtu sot por skam asnjë detyrim kushtetues dhe ligjor që të qëndroj këtu kur mendoni ju se duhet të qëndroj dhe sa mendoni ju që duhet të qëndroj. Unë ju thashë që do jem në 5 dhe ju bllokuat foltoren, u detyrova të pres që ju t’i hapni rrugë arsyes dhe ja ku më keni. Do iu krijoj kushte të favorshme psikologjike”, tha Rama.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV