Pas miratimit të qeverisë së re, Rama dhe ministrat do të betohen te Presidenti Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re u miratuan me 77 vota pro dhe 53 kundër mëngjesin e sotëm nga Kuvendi. Mësohet se ditën e nesërme Rama bashkë me anëtarët e tjerë të kabinetit do të betohen te Presidenti Meta.

Duket se sot nuk ka ndodhur betimi pasi Meta ndodhet për vizitë në Korçë për vizitë pune dhe ceremoni dekorimi për 4 personalitete.

Qeveria “Rama 3” do të përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin teksa po shkon të betohet tek një President që ka marrë ‘vulën’ e shkarkimit nga Kuvendi i vjetër, por jo nga Gjykata Kushtetuese.

Ishte mazhoranca e PS që inicioi shkarkimin e Metës me pretendimin se kishte ndikuar dhe ndërhyrë në zgjedhjet e 25 prillit duke dalë nga statura e Presidentit.

Gjithsesi Meta e ka dhënë një sinjal dakordësie me qeverinë e re pasi ka emëruar dekretimin e të gjithë anëtarëve të rinj të kabinetit Rama, nga kryeministri tek ministrat që vijojnë.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV