Rama njofton krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim: Do garantojë transparencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krijimi i një Agjencie për Mediat dhe Informimin është një ndër vendimet e para që u morën sot nga qeveria ‘Rama 3’. Në fjalën e tij para ministrave, Rama tha se kjo Agjenci është një model i suksesshëm në disa vende, duke përmendur Italinë dhe Gjermaninë, ndërsa theksoi se do të garantojë transparencë në lidhje me politikat, projektet apo problematikat që kanë të bëjnë me aktet e Këshillit të ministrave e institucioneve përbërëse të këtij këshilli.

Kjo Agjenci do të varet direkt nga kryeministria dhe do t’i bëj me dije institucioneve të qeverisjes vendore gjithçka që lidhet me qëndrimin e medias dhe publikut, mbi çështje me interes publik.

“Krijimi i agjencisë për mediat dhe informim bazohet në disa modele të suksesshme në Itali, Gjermani e gjetkë që garantojnë transparencën në lidhje me politikat, projektet, apo problematikat që kanë të bëjnë me aktet e Këshillit të ministrave e institucioneve përbërëse të këtij këshilli. Agjencia siguron njohjen e institucioneve të qeverisjes qendrore me gjithçka lidhet drejtpërdrejtë me publikun dhe qëndrimin e publikut e medias mbi çështje me interes publik. Një mekanizëm i qëndrueshëm e gjithëpërfshirës, i komunikimit me publikun e mediat në funksion të përgatitjes së qëndrimeve përmes anketimeve të opinionit publik mbi çështje të rëndësisë së veçantë, analizimit të tyre dhe konsultimeve me publikun në funksion të vendimmarrjeve të qeverisë”, tha Rama.

Të fundit

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak...

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në Londër. Mediat e huaja raportojnë...

Salianji me parti të re, plan serioz apo… porosi e doktorit?

YLLI PATA - Nga mjediset e reporterëve që përcjellin “zhvillimet” në selinë e PD-së, ka dalë çuditshëm një lajm, sikur Ervin Saljanji po zhvillon...

Teuta përforcon repartin e mesfushës, zyrtarizohet Ardit Toli

Teuta vijon me përforcimet në merkaton e verës. Së fundmi, klubi bregdetar ka zyrtarizuar afrimin e Ardit Tolit. Mesfushori që sezonin e kaluar ishte pjesë...

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin...

Lajme të tjera

Web TV