Veliaj pret kreun e Komunës së Gjakovës: Në 2022 do ta kthejmë Tiranën në epiqendër të promovimit të të rinjve të shqiptarisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili garon për një tjetër mandat në zgjedhjet vendore të 17 Tetorit në Kosovë. Veliaj, i cili i dhuroi Kullën e Sahatit kryekomunarit Gjini, tha se ndihet i lumtur që Gjakova ka ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit falë punës dhe përkushtimit të tij.

“Jam frymëzuar me të gjithë ato ndryshime që kanë ndodhur në qytet. Fakti që të gjithë po thonë që Gjakova çdo ditë po bëhet më e bukur, më e lulëzuar, më e mirë, më e hapur, me më shumë turistë ma gëzon zemrën. Të uroj një fushatë të shkëlqyer dhe shumë shpejt do planifikoj, ndoshta para fundit të vitit, një vizitë në Gjakovë për të parë gjithë këto punë të bukura që janë bërë,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se ka një arsye më tepër për të vizituar qytetin e Gjakovës. “Unë kam kaluar një pjesë të rinisë time në Kosovë dhe në Gjakovë kam filluar para se të shkoja në Prishtinë. Kujtova me mikun tim, me vëllain tim Ardian Gjinin, që është sot kryetari i komunës së Gjakovës, ato vite. Sot jam shumë i lumtur që një nga qytetet që është më pranë zemrës time ka avancuar kaq shumë dhe mezi pres që të kthehem,” tha ai.

Edhe kreu i komunës së Gjakovës përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për transformimin e kryeqytetit të shqiptarëve.

“Tirana është kryeqytet jo vetëm i Shqipërisë, por i të gjithë shqiptarëve. E duam të gjithë. Në Kosovë e shohim që Tirana po bëhet për çdo ditë e më e bukur dhe po ndihemi mirë. Kjo na bën të gjithë shqiptarëve të ndihemi që nuk jemi një vend prapa shpinës së Zotit, por me të vërtetë kemi çfarë t’i tregojmë dikujt. Të përgëzoj për pasionin që ke për të udhëhequr Tiranën,” deklaroi Gjini.

Lexo edhe :  Rama sot në Zvicër/Merr pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2025 në Davos

Veliaj ftoi të rinjtë shqiptarë kudo ndodhen të bashkohen në Tiranë vitin e ardhshëm. “Mezi pres që vitin e rinisë që kemi në 2022 ta kthejmë Tiranën në një epiqendër që i promovon të gjithë të rinjtë, jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë shqiptarisë, edhe nëse janë në Gjakovë, në Mitrovicë, në Podujevë, a në Prishtinë kudo të kemi mundësinë t’i promovojmë. Ne jemi “Një””, tha ai

Të fundit

Mënyra më efektive për t’u lehtësuar në situata stresuese

Kur përballeni me një situatë stresuese, mjafton të mendoni për partnerin tuaj. Një veprim i tillë, nënvizon një studim...

Trupi ju sinjalizon vetë për problemet që vuan. Ja çfarë tregon kolla e vazhdueshme…

Kolla është mekanizmi më efikas i trupit për të nxjerrë çdo substancë që futet në mushkëri dhe acaron rrugët e frymëmarrjes. Megjithatë, nëse ajo...

Kush do të jetë trilioneri i parë në botë?

Lërini anash miliarderët, sepse trilionerët e parë janë në rrugën e tyre. Pesë njerëz pritet të grumbullojnë të paktën 1 trilion dollarë pasuri brenda...

Vrasjet e 21 Janarit/Balla: Nuk kemi ndenjur të heshtur e as indiferentë! Presim drejtësi

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, mori pjesë sot në homazhet për viktimat e 21 janarit. Në përvjetorin e 14-të të...

Nderim për Rugovën/ Homazhe në 19-vjetorin e vdekjes se ish-presidentit legjendar

Ky 21 janar shënon 19 vite nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe ambasadorët e akredituar, kanë...

Lajme të tjera

Web TV