Përjashtimi i Berishës/ Basha tund “kartën Amerikë”, kundërshtarët tundin statutin dhe moralin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokartike Lulzim Basha është treguar i prerë për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamanetar, ndërsa ua ka bërë të qartë edhe deputetëve se nuk do të lejojë grupim anti-amerikan në parti. Basha tha se shumë informacione i di ai dhe Berisha

Nga Fernada Cenko

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka vënë kufirin me “vizë të kuqe” jo vetëm Berishës, i cili po kërkon të elektrizojë të djathtët, por edhe deputetet e grupit parlamentar të cilët kundërshtojnë Bashën për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së pasi u shpall “non grata” nga SHBA. Kreu i demokratëve po mundohet që ti mbyllë çdo rrugë Berishës dhe përkrahësve të tij, duke tundur “kartën amerikane”, ndërsa këta të fundit i kujtojnë Bashës statutin dhe moralin.

Gjithashtu Basha në mbledhjen e djeshme me deputet e PD-së, i ka shuar çdo shpresë ish-kryeministrit se mund të mbledhë Kuvendin Kombëtar për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar demokrat. Mbledja është zhvilluar me debate të forta ku kanë mjaftuar ata pak zera në mbështetje të Berishës për të bërë kreun demokrat Basha që të nxjerrë “dhëmbët” dhe të jetë i prerë duke këmbëngulkur se nuk do të ketë kthim pas nga vendimi për përjashtimin e Berishës. Njkohësisht me mbajtjen nën “fre” të grupit Parlamentar Basha po zynon që të shtrijë ndikim edhe në bazë, duke takuar drejtuesit e PD-së në qarqe. Ish kryeministri Berisha lançoi takimin sot pasdite në Fier, e ndërsa Basha mblodhi drejtuesit e Fierit për tju kërkuar sabotimin e Berishës në takim.

Mbeldhja e kryesisë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë e Grupit Parlamentar, e cila është shoqëruar me debate në lidhje me vendimin e kryedemokratit Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha. Deputeti që ka dalë hapur pro Berishës, Flamur Noka e ka quajtur një thikë pas shpine vendimin e Lulzim Bashës. Ndërkohë që kreu i PD i është kundërpërgjigjur duke thënë së duke e marrë këtë vendim vetë ka mbajtur të bashkuar partinë. “Vendimi ndaj Berishës ishte një thikë pas shpine për demokratët.

Ai duhej lënë forumeve të PD-se ta merrnin. Vetëm vendimi i anëtarësisë mban PD të Bashkuar. Ke shkelur statutin, vendimin duhet ta marrë Kuvendi Kombëtar. Pa i dhënë drejtim çështjes së Berishës nuk mund të diskutohet asgjë për aksionin opozitar”, ka thënë Noka. Kreu i PD-së i është kundërpërgjigjur se vendimi përjashtimin e Sali Berishës s’ka qenë vendimi i jetës së tij, por vendimi më i vështirë i jetës së tij.

“Mos thoni gjysëm të vërteta. Kurrë nuk kam deklaruar se ky ka qenë vendimi i jetës sime, por ka qene më i vështiri. Nuk desha që këtë vendim t’ua lija forumeve të PD-së për të mbajtur të bashkuar partinë”, tha Basha. Ai gjithashtu paralajmëroi se PD nuk do të ketë grupim anti-amerikan. “Në PD, nuk do të lejoj dhe nuk do të ketë grupime kundër amerikane. Ky është vendimi në interes të demokrateve.

Lexo edhe :  “Skuqja e perëndimit”, tendenca më e lezetshme e grimit

Vendimi për Sali Berishën nuk ka më kthim pas. Pastaj ka një keqlexim që bëhet ose interpretohet në media. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është linçuar. Ndaj tij janë thënë fjalët më të mira. Por siç ka deklaruar edhe vetë ai do të ndjek procesin gjyqësor. Dhe derisa e vërteta të dalë në shesh do të qëndrojë jashtë grupit”, tha Basha, për të çtensionuar situtaën. Ai ka shtuar se Berisha nuk është përjashtuar as nga strukturat, ndërsa kërkesa për largimin e Berishës si deputet i PD-së ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan.

“Ai nuk është përjashtuar as nga strukturat që të ishte nevoja për mbledhjen organeve të PD kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut te ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan”, tha Basha duke dhënë kode se Berisha dhe Basha kanë një pakt, pasi njësoj dinë edhe informacionet. “Informacionet i di unë siç i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për ti marr vesh kurrë. Vendimi nuk ka me kthim pas. Nuk mblidhet asnjë Kryesi apo Kuvend sepse s’mund të ketë kuvend antiamerikan”, tha Basha.

Takimi me drejtuesit e Fierit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes me Grupin Parlamentar, zhvilloi një takim me krerët demokratë të PD-së në Fier. Takimi i Bashës me drejtuesit e PD në Fier, vjen një ditë para takimit që ka paralajmëruar ish kryeministri Sali Berisha. Duket se kjo është strategjia e Bashës për të “sabotuar” mbledhjen e Berishës. Basha në mbledhjen e grupit Parlamentar të PD është shprehur kundër vendimit të Berishës për mbledhjen e firmave për të shfuqizuar vedimin për përjashtimin e tij nga PD.

Duke thënë se s’do lejojë të formohen grupe anti-amerikane. Ish kryeministri Sali Berisha ka nisur ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”. Ai e nisi këtë mbledhje në Tiranë dhe tha se do të zhvillojë takime në të gjithë vendin, ku i radhës është sot në Fieri.  Pas përjashtimit nga PD, Berisha paralajmëroi se do të nis lëvizjet për të bërë referenduam për të rrëzuar vendimin, duke thënë se do i kthej sovranitetin partisë.

Basha “shpërblen” Gjekmarkajn, i jep vendin e Markut

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur Agron Gjekmarkajn si drejtues politik të qarkut të Lezhës, duke zëvendësuar të larguarin Mark Marku, i cili vendosi të heqë dorë edhe nga mandati i deputetit pak kohë më parë, duke hedhur akuza të forta ndaj PD-së. Ndryshe nga Marku, Gjekmarkaj e ka mbështetur Bashën edhe për përjashtimin e Sali Berishës, duke u shprehur vazhdimisht se vendimi i tij ishte i drejtë. Basha e ka komunikuar këtë vendim në mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

 

Të fundit

Vrasja e efektivit në Fier, gazetari Hoxha: Ngjarje tepër e rëndë për sigurinë!

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një program televiziv komentoi vrasjen e policit Novruz Cenalia nga Azgan Mërnica në...

Rajoni i Korçës “mbulohet” nga një pluhur masiv rëre

Prej dy ditësh në orët e paraditeve dhe pasditeve pjesa më e madhe e fushës së Maliqit por dhe zona të caktuara të fushës...

Kontakt me rrymën/ Ndërron jetë pronari i hotelit në Dhërmi

Tre persona kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi. Sipas policisë, pronari dhe dy punonjës të një hoteli po punonin për ndriçimin...

Balla: Forcat “Blu” operacione për goditjen e kultivimit të kanabisit në Tiranë, Berat…

Policia e Shtetit vijon operacionet nga ajri dhe toka në luftën kundër kanabisit. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se, “pesë operacione të tjera...

Lehtësohen kriteret e kredisë konsumatore, por çfarë ndodh ndaj banesave

Kriteret e kredisë për individët ishin të copëzuara gjatë këtij tremujori, me një lehtësim të tyre për kreditë konsumatore dhe një shtrëngim në kreditë...

Lajme të tjera

Web TV