Kontrollet me dronë e radarë në gjithë vendin, 14 shoferë të arrestuar dhe 1311 të gjobitur në 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë kontrolleve të bëra në rrugët e vendit në 24 orët e fundit, policia rrugore njofton se janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që abuzonin me shpejtësinë, me alkoolin apo me përdorimin e celularit në timon, me mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe më keq akoma me drejtimin e automjetit, pa leje drejtimi.

Brenda një ditë bëhet e ditur se janë arrestuar 14 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Po ashtu, janë pezulluar 42 leje drejtimi, nga të cilat 24 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 178 km/orë në autostradën Levan-Vlorë), 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1311 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjithashtu është evidentuar nga Policia e Kukësit dhe më pas është shoqëruar në Polici, një shofer nga Hasi që kishte publikuar në rrjetet sociale, foto me automjetin e tij të ndaluar në brendësi të tunelit të Kalimashit, duke rrezikuar përfshirjen në aksidente. Shoferi në fjalë është gjobitur me 8.000 lekë të rinj.

Të fundit

Trump përjashton Europën nga festa/ Meloni, e vetmja lidere e ftuar në ceremoni

Teksa sytë e të gjithë botës janë fokusuar në ceremoninë e Inagurimit të Donald Trump si president I 47...

“E hëna Blu”, sot është dita më e trishtuar e 2025-ës! Shkencëtarët tregojnë arsyen

E hëna e tretë e Janarit njihet gjerësisht si e ‘Hëna blu’, e ashtuquajtura dita më stresuese e vitit. Këtë vit është 20 janari. Ka shumë...

Nga lutja te ftesa për Adams; si do të ulen të ftuarit në ceremoninë e betimit të Trump

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump synon të nisë një fushatë dëbimi masiv sapo "të vërë dorën mbi Bibël dhe të bëjë betimin Administrata Trump do...

Shqiptarët punojnë vetëm për mbijetesë!

Nga Spartak Ngjela Është mbijetesë sepse ata që punojnë dhe mbajnë familjet e këtu në Shqipëri, janë të punësuar në Perëndim, nga Italia në Gjermani...

Marco Alberti, ambasadori i ri i Italisë në Tiranë

Marco Alberti do të jetë ambasadori i ri i Italisë në vendin tonë, duke pasuar në këtë post Farizio Buccin, i cili mbylli mandatin...

Lajme të tjera

Web TV