Kosova ashpërson masat anti-Covid: Nuk lejohet hyrja në lokale pa certifikatën e vaksinimit apo testin negativ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Francës, Italisë edhe Kosova ka marrë masën që duke filluar nga dita e hënë qytetarët kosovarë të përdorin certifikatën e vaksinimit për të frekuentuar kafet dhe restorantet. Lajmi është bërë publik nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Sipas Vitisë, ata që frekuentojnë lokalet duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit ose test PCR apo serologjik.

“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë”, tha Vitia.

Ai thotë se shpreson që do të ketë konsensus të subjekteve politike që gjendja në shëndetësi të ndryshoj. Ndërkohë që Kosova prej 13 shtatori ka forcuar ndjeshëm kufizimet për shkak të shkallës së lartë të infeksioneve dhe vdekshmërisë pas përhapjes në masë të variantit Delta.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV