Daçiç quan Kosovën shtet ‘të rremë’: Në veri po zhvillohet luftë nervash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situatën aktuale në veri të Kosovës, Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, e vlerësoi si një luftë nervash dhe se do ta fitojë ajo palë që ruan gjakftohtësinë.

Kryeparlamentari serb ka thënë për “TV Pink” se në veriun e Kosovës po zhvillohet një betejë e madhe diplomatike, nëse do të vazhdohet tutje me aksione të njëanshme, apo nuk do të lejohen ato, dhe do të respektohet ajo që është nënshkruar më herët, duke shtuar se na pret një periudhë intensive diplomatike.

“Perëndimi do të donte të gjente një zgjidhje për problemin në Kosovë dhe Metohi, por ajo tashmë e ka ideuar, dhe kjo është njohja e pavarësisë së shtetit ‘të rremë’. Ata do të donin që kjo të zgjidhet në atë mënyrë, qoftë me dashamirësi apo me forcë”, tha Daçiç.

Ai tha se shumë njerëz e ndezin fitilin në Kosovë “sepse nëse situata është e qetë, humb rëndësia e rolit të tyre kur bëhet fjalë për përfaqësuesit ndërkombëtarë”.

Sipas tij, ana tjetër e motivimit për shkaktimin e incidenteve është agresiviteti i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili po përpiqet të tregojë se qeveria e tij është e para që ka legjitimitet, dhe se ato të mëparshmet ishin të pavlefshme.

“Ne kemi menduar se Hashim Thaçi ishte i keq dhe se nuk kishte më të keq, por u shfaq Ramush Haradinaj e tani Kurti”, tha Daçiç.

Të fundit

1203 – Kryqëzata e Katërt dhe pushtimi i Kostandinopojës

Më 17 korrik 1203, gjatë Kryqëzatës së Katërt, një flotë e fuqishme venedikase që mbante kryqtarët perëndimorë, sulmoi dhe...

Meta: Nuk jam i zhgënjyer nga vendimi, por mezi pres…

Nga qelia ku po qëndron prej 9 muajsh lir Meta thotë se nuk është i zhgënjyer nga vendimi Apelit të Posaçëm që e la...

Shabani nuk heq dorë, Lapaj kundërpërgjigjet duke kaluar mandatin tek anëtarja e tij

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” firmosur mes Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabanit tashmë është prishur pas përplasjeve të dy “miqve”. Daja i këtij të fundit, Zeqir...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë! Raportohen dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku janë dëgjuar të shtëna...

Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura

Partizani do të përballet sot me Kaljun në “Air Albania” prej orës 20:00. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e parë të Ligës...

Lajme të tjera

Web TV