Anti-shpifja/ Të dërguarit e Venecias zbarkojnë sot në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi mazhoranca u tërhoq nga miratimi i paketës Antishpifje, për të marrë edhe opinionin e Komisionit të Venecias, një delegacion i këtij komisioni do të zbarkojë sot në Tiranë.

Paketa Antishpifje e cila u kundërshtua nga opozita, përfaqësuesit e medias dhe organizmat ndërkombëtarë u pa e udhës që ligji për mediat audiovizive dhe ai i portaleve kishin nevojë për përmirësim.

Për këtë arsye, Këshilli i Evropës dhe OSBE e dërguan çështjen në Komisionin e Venecias. Në këtë mënyrë misioni faktmbledhës do të nisë sot turin e takimeve me palët e ndryshme lidhur me këtë ligj.

Delegacioni i Komisionit të Venecias do të jetë në Tiranë për tri ditë dhe do të zhvillojë takime me nënkryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi, ditën e sotme në orën 9:15. Ndërsa më vonë, do të takohen edhe me grupet parlamentare të mazhoranës dhe të opozitës. Ata do të zbarkojnë edhe zyrën e presidentit Ilir Meta në ditën e nesërme. Gjithashtu ata do të priten edhe nga përfaqësues të qeverisë së kryeministrit Rama.

Pas takimit me kreun e shtetit, delegacioni ka të planifikuar edhe një takim me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, si dhe me disa krerë të institucioneve të pavarura, si kreun e AKEP dhe me avokaten e Popullit, Erinda Ballanca. Komisioni i Venecias pritet të dalë në një opinion përfundimtar mbi paketën Antishpifje në muajin mars./Fjala.al/

Të fundit

Inteligjenca kroate: Ka rrezik tensionesh Kosovë-Serbi

Përshkallëzimi i tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Ky fakt bëhet i ditur me anë...

“Edi Rama do punësojë demokratët, plani i tij është afatgjatë për…”

Demokratja, Adriana Kalaja mesa duket ka “zbuluar” së fundmi planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas kandidates për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, kreu i...

Arlind Qori: Lapaj e Shabani po hanë njëri-tjetrin

Përplasjet Lapaj-Shabani, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë', Arlind Qori, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po...

“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Gaza po përjeton tmerr të paparë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur “i tronditur nga kushtet humanitare që po përkeqësohen me shpejtësi në Gaza, ku...

I digjet banesa, policia shpëton 72-vjeçarin në Korçë

Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72-vjeçar. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë rrezikuar jetën e tyre duke hyrë mes flakëve që...

Lajme të tjera

Web TV