Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel, në fokus tensionet në kufi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej dhjetë ditësh rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak, janë të bllokuara nga qytetarët serbë, të cilët po kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave. Ata kanë bllokuar rrugët me kamionë dhe vetura ndërkohë që kanë vendosur edhe tenda për të qëndruar aty.

Nata e fundit, sipas mediave lokale në veri, ka kaluar pa incidente, ndërkohë që siguria ruhet nga anëtarët e Njësisë Speciale Operative të Kosovës së bashku me disa pjesëtarë të KFOR.

Ditën e sotme Kosova dhe Serbia do të takohen në Bruksel pas situatës së krijuar në veri, por që ende nuk është e sigurte se cili do të jetë roli i zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar.

Kjo, meqë nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë është konfirmuar që ai do të marrë pjesë në diskutime, derisa nga Brukseli kanë thënë se në diskutime janë vetëm tre palë Kosova, Serbia dhe BE dhe se të tjerët e mbështesin dialogun vetëm nga jashtë.

Të fundit

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Në vitin 1908, në një shpellë pranë La Chapelle-aux-Saints, në jugperëndim të Francës, vëllezërit Bouyssonie – Amédée dhe Jean, të dy priftërinj dhe arkeologë...

Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar punonjësin e Policisë, shtetasin V.A, me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese  e...

Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve në universitete

Sot është dita e fundit për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta, për të përzgjedhur deri në 10 programe studimi në raundin...

Lajme të tjera

Web TV