Komiteti Teknik diskuton dozën e tretë për të moshuarit, debate për vaksinimin e grave shtatzëna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet shqiptare po mendojnë që të aplikojnë dozat e treta të vaksinave anti-Covid fillimisht me moshën mbi 65-vjeç.

“Ka doza vaksine dhe po nxitet vaksinimi për ta aplikuar. Arritja e një mbulese vaksinale. Komiteti Teknik ka hedhur mendime dhe diskuton përkundrejt alternativave të një doze të tretë mbi moshat 65 vjeç”, tha Tomini në një intervistë për Report TV.

Ndërkohë, rasti fatkeq i ndërrimit të jetës së një 33-vjeçareje shtatzënë në muajin e katërt ka shtuar debatin mbi vaksinimin për gratë shtatzëna.

Mjeku gjinekolog Redi Hoxhallari shpjegoi për Top Channel se ka një numër të konsiderueshëm grash shtatzëna të prekura nga covid 19. Por a duhet një grua shtatzënë të vaksinohet dhe a ndikon vaksina në keq formimin e bebes sikundër aludojnë shumë gra? Mjeku Hoxhallari tregon se pacientët që ai ndjek i ka rekomanduar ta bëjnë dhe shumë prej tyre janë vaksinuar.

Informacionet e shumta dhe jo të sakta që po qarkullojnë kanë vendosur gratë shtatzënë në një dilemë të madhe.

Nga ana tjetër, zv.Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku thotë se sugjerohet që vaksina të shmanget në 3 muajt e parë të shtatzënisë më pas të bëhet.

“0-3 muaj të parë duhet ta shmangi, është periudhë në të cilën embrioni është në faze delikate. Nuk ka efekt anësorë, por ne e sugjerojmë, nuk është e domosdoshme. Por në muajit e tjerë, mund të bëhet është e sigurt. Vaksinimi para shtatzënisë, sepse nuk ekziston kjo që thonë që mbetesh sterilë. Nuk ndikim, kjo është e vërtetuar”, tha ai për Report TV.

Të fundit

Santorini nën pushtetin e tërmeteve, shtohen fluturimet dhe mbyllen shkollat

Aktiviteti sizmik, që nisi të shtunën, vazhdon ende në zonën detare midis ishullit të njohur grek, Santorini dhe Amorgos. Një...

“350 euro janë mjaftueshëm për jetesë”/‘Plasin’ akuzat në RMV ndaj kryeministrit Mickoski

Kritika dhe komente ironike nxitën deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Christian Mickoski, i cili tha se 350 euro në muaj janë të...

Privatësia në WhatsApp, ‘njoftim’ nëse bëhet screenshot i një bisede?

Një shenjë blu e re, pra e treta, në WhatsApp? Ky është lajmi që është përhapur së fundmi në internet, duke ngjallur kuriozitetin e...

Korrupsion në 7 raste,GJKKO i kthen dosjen SPAK-ut për herë të dytë mjekut Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i jep dhe dy muaj kohë SPAK të plotësojë hetimet për mjekun Edvin Prifti. Gjyqtarja e çështjes Elsa Ulliri në...

Administrata e prokurimet, OECD:Shqipëria lidere në rajon, pika më e fortë, dixhitalizimi

U prezantuan sot gjetjet e raportit të monitorimit OECD/SIGMA.  Raporti jep një pasqyrë të progresit të deritanishëm të administratës publike shqiptare, por edhe një hartë...

Lajme të tjera

Web TV