Horoskopi për ditën e sotme, 1 tetor 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Fakti se jeni në humor për të bërë apo për të thënë diçka shokuese, nuk do të thotë se duhet ta bëni. Planetet ju paralajmërojnë se mund të përballeni me reagimin e ashpër të atyre që ofendoni.

Demi
Ndjeni sikur po vërdalliseni nga njerëz, të cilët në opinionin tuaj nuk e meritojnë postin që kanë. Duhet të bëni diçka. Ka mbaruar koha për fjalë, është koha për të vepruar.

Binjakët
Preferoni të shkoni në rrugën tuaj dhe të kryeni punët tuaja, por planetet ju paralajmërojnë se ky nuk është një opsion për ju. Duhet të pranoni se të punoni me të tjerët është domosdoshmëri.

Gaforrja
Presioni i punës mbi ju po rritet, dhe kjo është një shenjë që keni marrë shumë mbi shpatulla. Është mirë të jesh ambicioz, por duhet të vendosni një ekuilibër mes ambicies dhe nevojave.

Luani
Planetet thonë se do të tërhiqeni nga dikush që në jetën personale, apo atë profesionale, është i fortë dhe i fuqishëm. Nuk ka asgjë të gabuar këtu, por duhet të keni parasysh që të gjithë janë njerëz. Mos adhuroni askënd.

Virgjëresha
Nëse dikush vendoset mes jush dhe dëshirave tuaja në ditët në vijim, do të pendohen. Nuk jeni në humor të qëndroni duarkryq dhe të shikoni, përkundrazi, do të hidheni në kundërsulm.

Peshorja

Planetet ju këshillojnë të rrezikoni dhe të shtyni kufijtë. Shanset që të arrini sukses janë shumë të mëdha për momentin. Jeta është ajo që ju zgjidhni ta bëni.

Akrepi
Mënyra se si u qaseni punëve tuaja nesër, do të surprizojë disa njerëz, veçanërisht atyre që besojnë se ju nuk e pëlqeni konfrontimin. Ndoshta vërtetë nuk e pëlqeni, por ka kohë në të cilët duhet të vazhdoni rrugën në një mënyrë apo një tjetër.

Lexo edhe :  Mazda 6e arrin në Evropë, çmime tronditëse krahasuar me Kinën

Shigjetari
Një projekt që ju ka mbajtur peng prej javësh duhet të përfundohet. Veproni dhe më pas lëvizni në diçka më interesante. Gjithçka në kohën e vet.

Bricjapi
Nëse nuk mund të arrini çfarë kërkoni nesër, atëherë do të gjeni mënyra të tjera për t’ia dalë mbanë. Jeni në humor të mirë dhe është koha e duhur për të arritur suksese.

Ujori
Të gjithë bëjnë gabime, kështu që mos e qortoni ashpër veten për diçka që u përpoqët ta arrini, por nuk ia dolët. Fakti se u përpoqët, kur kaq pak njerëz kanë guximin ta bëjnë, ju shënon juve si një njeri special.

Peshqit
Planetet ju japin energji më shumë se të mjaftueshme për të arritur ndryshimet e kërkuara, kështu që mos dyshoni se mund t’ia dilni. E drejta është në krahun tuaj, përdoreni.

Të fundit

Pjerin Ndreu: Në Tiranë, lokali i parë që u çmontua ishte i vëllait tim

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv,...

Vjosa Osmani: Në vendin tim, ndikimi i Rusisë është zero

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë me dije se Serbia është shndërruar në shtet satelit të Rusisë e cila synon të krijojë efekt...

Ngjarja në Mat/ Autori i dyshuar, dëshmitar okular në atentatin ndaj Azem Hajdarit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e të riut Renis Dobra pranë liqenit të Shkopetit mëngjesin e 9 korrikut. Hetuesit kanë...

Franca lëshon alarmin: Rusia gati për luftë, rrezik në Ballkan

Franca ka bërë një rishikim strategjik kombëtar, në të cilin lëshohet alarmi për rrezikun e një lufte në Evropë. Kërcënimi serioz, si ushtarak dhe...

Komentet e turistëve të huaj: Shqipëria e lirë, por benzina…

Nami i mirë në Itali na ka dalë e kurioziteti edhe më i fortë nga turistët e vendit fqinj po vijon edhe këtë vit. Emi,...

Lajme të tjera

Web TV