Tronditëse në Greqi/ Dy motrat rrëfejnë se si nëna i abuzonte seksualisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy vajza 15 dhe 20-vjeç janë abuzuar seksualisht nga nëna e tyre. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Selanik, të Greqisë. Të dyja motrat thyen heshtjen duke folur për televizionin Mega.

“Nëna ime dhe partneri i saj na kanë shkatërruar jetën. Kishte netë kur nuk mund të reagoja. Unë nuk mund të lëvizja ndërsa ata më abuzonin. Nuk mund të jetoj më kështu. Kur i thashë se trupi im më përket mua dhe nuk doja që ajo të më bënte këto gjëra, nëna tha se unë i përkisja asaj dhe se do të bëja çfarë të donte ajo. E godita me shkelm, e shtyva, e luta që të ndalej, por ajo vazhdoi”, raportohet të ketë thënë vajza 20-vjeçare.

Dy motrat pohuan njëzëri se ato nuk e kanë ndjerë kurrë dashurinë e nënës, pavarësisht se ishin gjithë kohës në shërbim të saj. 15-vjeçarja më pas u ankua se ishte përdhunuar nga partneri i nënës së saj.

“Mami dhe partneri i saj më vendosën në një dhomë dhe më kërkuan të shtrihem në shtrat. Pastaj ai futi dorën tek të brendshme. Pash nënën time, i tregova se sa më shqetësonte kjo gjë, ndërsa ajo më kërkoi që të ulesha. I bërtita, i kërkova të më ndihmonte, por më pas na la vetëm dhe u largua”, tha mes lotësh 15-vjeçarja.

Avokati i dy vajzave, Stylianos Thanasaras tha se çdo ditë që kalon për këto dy vajza, janë ditë tmerri.

 

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV