Pirro Dhima përcjell në banesën e fundit nënën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pëshëngritësi, kampion bote dhe disa herë kampion olimpik, Piro Dhima ka përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit nënën e tij, Lefterie Dhima, 75-vjeç, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë. Dhima ka mbërritur nga SHBA-ja ku dhe jetonte prej vitesh dhe mes lotëve, i ka dhënë lamtumirën e fundit nënës së tij, e cila vdiq e vetmuar në banesën e saj në Himarë. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm një numër i vogël të të afërmish, në respekt të masave anti-COVID, ku shihen edhe teksa mbajnë maskën.

Dhima u vendos në qendër të kritikave ku u akuzua se ka braktisur nënën e tij, por ai u përgjigj se e ëma, si të gjitha nënat shqiptare nuk kishte dashur që të shkonte në Amerikë, por që të jetonte në shtëpinë e saj. Dhima shtoi se kontakti i fundit me nënën ka qenë me telefon, para 4 ditësh, ndoshta 1 ditë para se të ndërronte jetë, duke qenë se dyshohet që edhe pse u gjet sot e pajetë të ketë ndërruar jetë 3 ditë më parë, kur e kanë gjetur fqinjët. Dhima tregon se filluan të shqetësoheshin kur ajo nuk po i përgjigjej më telefonatave të tyre disa ditë më parë, kur mësoi lajmin e trishtë.

Të fundit

Studimi: Inteligjenca artificiale po ndikon negativisht në aftësinë kritike të mendimit

Një studim i fundit nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT) ka ngritur shqetësime serioze mbi ndikimin e inteligjencës...

Shifra alarmante, OKB: Prodhimi i kokainës u rrit me 34% në një vit

Prodhimi global i kokainës arriti një rekord të ri në vitin 2023, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC). Sipas të...

Në Gjermani ka më shumë familje të mëdha, pjesa më e madhe e tyre me origjinë emigrantësh

Ka gjithnjë e më shumë familje me tre ose më shumë fëmijë në Gjermani. Shumë prej tyre janë me origjinë emigrantësh. Në vitin 2024, 26%...

Shtëpia e Bardhë: Trump ratifikon marrëveshjen me Kinën për mineralet e rralla

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare me Kinën, njoftoi Presidenti i SHBA-ve Donald Trump gjatë një eventi. Marrëveshja u konfirmua edhe...

Grabitet shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles! Hajdutët hynë në shtëpi me forcë dhe…

Shtëpia e aktorit Brad Pitt në Los Angeles është grabitur nga disa hajdutë. Tre persona hynë me forcë në banesën në Los Feliz përmes një...

Lajme të tjera

Web TV