Iu është bërë atentat dy personave mbrëmjen e sotme në Elbasan. Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Lulzim Bitri ndërsa në gjendje të rëndë është Ardian Çollaku.
Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur rrethrrotullimi i luleve, pranë një karburanti, ku Çollaku bashkë me personin tjetër që humbi jetën, kanë qenë duke lëvizur në këmbë, në momentin që janë qëlluar nga një automjet në lëvizje. Automjeti u gjet i djegur disa minuta më pas në fshatin Balldre, një skemë e përsëritur nga atentatorët edhe në atentate të tjera të ndodhura në vend.