24-vjeçarja merr peng shoqen e mitur, i jep heroinë dhe e p*rdhunon

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi drogoi me heroinë dhe pëdhunoi një të mitur.

Ajo e mbajti peng 14-vjeçaren për një muaj dhe e torturoi. Elham Naaman, 24 vjeç, dyshohet se u takua me vajzën adoleshente nga Sidnei në një festë dhe pas kësaj ato u bënë shoqe në rrjetet sociale.

Policia thotë se Naaman dhe vajza e re u takuan më 5 qershor. Vajza u mor peng dhe u përdhunua në një dhomë hoteli ku u mbajt deri më datën 6 korrik.

Aty ajo dyshohet se u drogua, u sulmua seksualisht dhe fizikisht. Dokumentet e gjykatës pohuan se adoleshentja ishte mbajtur kundër vullnetit të saj dhe ishte droguar. Policia gjithashtu pretendoi se asaj i ishte injektuar heroinë dhe ishte kërcënuar.