U shpallën “non grata”/ DASH dërgon listën me anëtarët e familjes Berisha në Kongres

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

DASH ka publikuar listën e personave të shpallur “non grata” gjatë viti 2021 dhe ia ka dorëzuar atë Kongresit Amerikan. Në listë është publikuar edhe emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij, bashkëshortes Liri Berisha dhe dy fëmijëve Shkëlzen dhe Argita Berisha, të cilët u shpallën “non grata” më 19 maj 2021. Njoftimi është në faqen e vet të internetit të DASH , së bashku me emrat e personave të tjerë të shpallur “non grata” në botë, të cilët akuzohen për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij është i listuar me të korruptuarit nga Bullgaria, Paraguai, Namibia dhe Guatemala.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri me dije  më 19 maj se ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA. Sipas Blinken aktet të korruptuara të Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Në njoftimin e posaçëm të bërë në faqen zyrtare të DASH thuhet se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve.

Vetë Berisha i është kundërpërgjigjur shpalljes  ‘non grata’ me një padi ndaj Antoni Blinken në një gjykatë në Francë, ndërsa shton se  vendimi është pa asnjë bazë konkrete dhe ‘gjen fajtor’ multimiliarderin George Soros se ka lobuar kundër tij.

Lista e DASH për të persona ‘non grata’ për 2021 të përfshirë në korrupsion gjatë Prill 2021-Qershor 2021 .

Lexo edhe :  Kush është modelja që hyri në burgun e Korçës për takim me Laert Haxhiun

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV