Policia nuk gjen dot Adriatik Llallën, nisin procedurat për ta shpallur në kërkim ndërkombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës i është përgjigjur Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ku e informon se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është gjendur.

Në shkresën e saj, Policia bën me dije se ka bërë të gjitha verifikimet me metoda speciale, por nuk e ka gjetur, ndaj dhe i ka kërkuar SPAK të nisë procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombëtar.

Adriatik Llalla tashmë është i dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për “fshehje të të ardhurave”, nuk ka marrë pjesë në seancat gjyqësore, por është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës.

Për këtë arsye, SPAK ka nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës, i cili është larguar nga Shqipëria më 7 shtator nga Rinasi drejt Romës. Ndërkohë që vendndodhja e tij nuk dihet se ku është aktualisht.

 

Të fundit

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën...

Tragjedia e Koçanit, shpërndahen 30 milionë denarë për familjarët e viktimave

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shpërndajë 30 milionë denarë, për viktimat nga zjarri shkatërrues në diskotekën e Koçanit. Sipas mediave vendase, mësohet...

Gjykata e Durrësit “detyron”nënën të jetojë në një pallat me vrasësin e djalit

Më 14 shkurt 2024, një krim i rëndë tronditi lagjen nr. 18 në Durrës. Një 46-vjeçar, Halil Koka, u vra me thikë nga fqinji...

A do të ketë reshje shiu?/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Rama ndan fotot/ Privilegj të isha ndër të ftuarit e nderit të Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook foto nga ceremonia e akordimit të çmimit “Karli i Madh” (Charlemagne) për presidenten e Komisionit...

Lajme të tjera

Web TV