Vdekja e Konstadinos Kacifas/ Prokuroria mbyll hetimet: Kreu vetëvrasje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre vite pas vrasjes së Konstandinos Kacifas, Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet, duke dalë në përfundimin se 35-vjeçari kreu vetëvrasje. Sipas Prokurorisë, veprimet e RENEA ishin korrekte gjatë aksionit për kapjen e tij dhe se minoritari grek kreu vetëvrasje.

Kujtojmë se Kacifas ndërroi jetë më 28 tetor 2018, gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA.  35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa  ditën e festës kombëtare greke, që përkujton fillimin e luftës me Italinë, që përkujton fillimin e luftës me Italinë ai qëlloi me kallashnikov ndaj një patrulle policie që ndodhej në fshat duke rrezikuar jetën efektivëve, që fatmirësisht shpëtuan.

Pas lokalizimit nga policia në Bularat, Kacifas nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë në breshëri për më shumë se 30 minuta.

Vdekja e tij solli jo pak tensione me Greqinë, ndërsa familjarët e 35-vjeçarit kanë ngritur një sërë pretendimesh për këtë çështje.

Të fundit

Trump mesazh Evropës: Merrni masa për imigracionin para bisedimeve SHBA-BE

Në prag të një takimi kyç në Skoci me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti amerikan...

“Kanë marrë peng hapësirën komunitare”/ Rama: Çdo hapësirë do t’i kthehet komunitetit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video që tregon zaptimin e hapësirave publike. Në videon e postuar në Facebook kreu i qeverisë iu...

“Nga i nxehti afrikan te rrebeshet e shiut”/ E diela sjell kthesën e papritur të motit

Pas një prej ditëve më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit, Shqipëria ndodhet nën ndikimin e një vale të fortë të...

Situata me zjarret/ 17 vatra aktive, 1000 forca në terren, mbështetje nga ajri

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend mbetet kritike, me 17 vatra aktive në disa qarqe...

Durrësi po vuan ujin e pijshëm, bashkia me arrogancë ndaj bizneseve

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të PL-së në Bashkinë e Durrësit, Anisa Ibraj, dha sot një deklaratë ku denoncoi dukurinë e mungesës së ujit të pijshëm...

Lajme të tjera

Web TV