Ja çfarë duhet të dini për puthjen para Shën Valentinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Puthja është një mënyrë për të shfaqur afeksion dhe shkencërisht është provuar që siguron një afrim më të madh emocional mes çifteve sesa intimiteti fizik. Njerëzit e mbajnë mend puthjen e tyre të parë shumë më mirë dhe e kanë më të gjallë sesa përvojën e parë seksuale.

Njerëzit nuk rrinë t’i mendojnë këto pjesëza të gëzueshme jete, por janë ca gjëra që ndoshta nuk i dini për mënyrën më të mirë e më përmbushëse të shprehjes së dashurisë.

Stërvitje

Lëvizja e buzëve është një punë fizike, por saktësisht sa fizike është? Një njeri mesatar djeg 2 kalori për çdo minutë puthje, një pasionant mund të djegë deri 6 kalori në minutë.

Koha më e bukur

Të masësh kohëzgjatjen e gjithë veprimeve të ndihmon t’i vendosësh gjërat në perspektivë. Një person normal puthet aq sa mund të mbushë dy javë të jetës. Puthja mendohet që është e këndshme, por mund të ketë edhe pasoja shumë të këqija. Në Kinë, një burrë e puthi aq fort të dashurën sa uli presionin e ajrit në gojën e saj dhe asaj iu ça daullja e veshit. Në një puthje angazhohen shumë muskuj, një puthje të plotë franceze përfshin 34 muskuj, por më i rëndësishmi është orbicularis oris, muskuli që mbledh buzët.

Rekordi Guinness

Rekordi aktual botëror për puthjen më të gjatë mbahet nga Ekkachai dhe Laksana Tiranarat nga Tajlanda. Në 14 shkurt të vitit 2013, ata thyen rekordin e mëparshëm me një puthje të gjatë prej 58 orësh, 35 minutash dhe 58 sekondash.

Një pjesë e ndjeshme

Buzët e njerëzve janë skajshmërisht të ndjeshme, 100 herë më shumë sesa majat e gishtave.

Historia kinematografike

Lexo edhe :  Vendet më këqija për të vendosur telefonat

Sot mund të shohësh shumë puthje në tv, por nuk ka qenë gjithmonë njëlloj. Edhe në SHBA, puthjet kanë qenë të ndaluara sipas ligjeve të censurës, që nga viti 1930 në 1968-ën, puthjet në ekran rregulloheshin dhe lejoheshin vetëm pak sekonda. Gjatë puthjes, nëse një person ishte i shtrirë poshtë tjetrit, ai sipër duhet qëndronte drejt, nëse të martuarit po putheshin në shtrat, një ose të dy duhet të kishin një këmbë në dysheme.

Të ngjitesh lart

Kur puth dikë për herë të parë, çlirohet dopaminë, një hormon i ndjesive pozitive që të bën të kesh më shumë dëshirë, por dopamine mund të bëjë të humbasësh oreksin dhe e bën shumë të vështirë të të zërë gjumi.

Të fundit

1944: Beteja e Tali-Ihantala – Kur Veriu u mbulua nga zjarri

Në verën e vitit 1944, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po hynte në fazën e saj vendimtare, një nga...

Pasiguria globale në rritje, Britania do të blejë avionë F-35

Britania do të blejë të paktën 12 avionë luftarakë F-35. Kjo lëvizje pritet të krijojë shqetësim te Rusia dhe Kina. Por ky vendim i qeverisë...

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë, mblidhet Këshilli i aleancës!

Sot është dita e dytë e samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë të Holandës, ku marrin pjesë liderët dhe krerët e 32 shteteve...

Minimatura/ 28 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Rreth 28 mijë minimaturantë do t’i nënshtrohen këtë të mërkurë provimit të dytë të detyrueshëm, atij të lëndës së Matemtikës. Provimi do të nis në orën 10:00...

Vala e të nxehtit godet vendin, temperaturat 40 gradë, rrezik për zjarre

Ditë të nxehta me temperatura tepër të larta e presin vendin tonë, paralajmëron meteorologia Tanja Porja. E ftuar në emisionin e mëngjesit, Porja shpjegon se...

Lajme të tjera

Web TV