Princ Leka dekoron Ekrem Spahiun me “Urdhërin Mbretëror të Skënderbeut”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e 126 vjetorit të lindjes së Mbretit Zog I, në mjediset e Oborrit Mbretëror Shqipëtar u zhvillua një ceremoni, ku Princi i kurorës së Familjes Mbretërore, ka vlerësuar dhe dekoruar z. Ekrem Spahiu, duke i akorduar “Urdhërin Mbretëror të Skënderbeut” me motivacionin: “Për përkushtimin e paçmuar kundrejt Familjes Mbretërore, trashëgimisë monarkike dhe figurës së Mbretit Zog, të shprehur përmes një veprimtarie të gjatë dhe efektive në rrafshin politik, publicistik dhe shtetëror, si edhe duke kontribuar në mënyrë të pandërprerë në rehabilitimin, përkujtimin dhe integrimin e kategorive shoqërore, që padrejtësisht janë ndëshkuar për besimin e tyre në idealin mbretëror dhe në institucionet monarkike”. Të pranishëm në këtë ceremoni dekorimi ishin drejtuesit kryesor ndër vite, të Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, që kanë qenë përfaqësues të PLL në pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe vendor. Ekrem Spahiu në fjalën e tij, shprehu mirënjohjen më të thellë ndaj Princit Leka për vlerësimin dhe dekorimin, por “Urdhërin Mbretëror të Skënderbeut” ua dedikoj të gjithë të pranishmëve në sallë dhe mbarë legalistëve për rezultatet e arritura, që u rënditen në motivacion.

Të fundit

Berisha ankohet tek DASH dhe BE: Më vodhën!

Partia Demokratike i ka dërguar një raport mbi zgjedhjet e 11 Majit faktorit ndërkombëtar. Në një konferencë për shtyp,...

Horoskopi i ditës së enjte, 22 maj 2025

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë...

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës së Europës, të tretin në...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

Lajme të tjera

Web TV